Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit
AKTUALITET

Bardhi thirrje Gjykatës Kushtetuese: Shqyrtoni urgjentisht “Paketën e Maleve”

P
Piranjat 2 September 2026, 16:08 · 3 min lexim
Bardhi thirrje Gjykatës Kushtetuese: Shqyrtoni urgjentisht

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i ka bërë thirrje Gjykatës Kushtetuese të marrë sa më parë në shqyrtim e të shfuqizojë, atë që PD e cilëson si ligj korruptiv, ‘Paketën e Maleve’.

Përmes një deklarate, Bardhi thekson se ‘Paketa e Maleve’ është antikushtetuese, pasi cenon interesat e shtetit dhe të drejtën e pronës private.

‘Interesi i shtetit dhe e drejta e pronës nuk mund të sakrifikohen për interesa politike të ditës’, thekson Bardhi, duke paralajmëruar se pasojat për qytetarët mund të jenë afatgjata.

Deklarata e Bardhit:

Ligji korruptiv “Për Paketën e Maleve” është antikushtetues, pasi cenon interesat e shtetit dhe të drejtën e pronës private. Ky ligj është kundërshtuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike në Gjykatën Kushtetuese dhe ne presim që kjo Gjykatë të mbajë qëndrim sa më shpejt, në mbrojtje të Kushtetutës dhe të interesit publik.

Të gjithë jemi dëshmitarë të pasojave që ka krijuar vendimi i paqartë dhe thellësisht dëmshëm i Gjykatës Kushtetuese për ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura. Pasojat e vendimmarrjeve të padrejta të Gjykatës Kushtetuese janë afatgjata dhe, në fund të fundit, i vuajnë qytetarët shqiptarë.

Si ndihen sot pesë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që, në vitin 2024, legjitimuan ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura, duke i hapur rrugë ndërtimeve? Si ndihen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Zvërnec, pas 94 ditësh protestë të mijëra qytetarëve shqiptarë, apo tani që Bashkimi Evropian kërkon anulimin e këtij ligji?

Këtë duhet të na e shpjegojnë ata.

A ndiejnë përgjegjësi t’u kërkojnë falje qytetarëve shqiptarë? Edhe këtë duhet të na e shpjegojnë ata.

Ajo që mund të them me siguri është se uroj dhe shpresoj që të njëjtin dëm ndaj interesit publik Gjykata Kushtetuese të mos e shkaktojë edhe me ligjin korruptiv “Për Paketën e Maleve”. Sepse ka çështje që shkojnë përtej interesit të momentit dhe përtej interesit politik të një Kryeministri.

Gjykata Kushtetuese ekziston për të mbrojtur Kushtetutën, shtetin dhe interesin publik në afatgjatë, jo për t’i shërbyer interesave afatshkurtra politike të një Kryeministri. Prandaj, sot më shumë se kurrë, kërkohet një vendimmarrje e pavarur, e shpejt, e drejtë dhe në përputhje me Kushtetutën. Çdo vendim tjetër do të rëndonte edhe më shumë mbi qytetarët dhe mbi besimin e tyre te institucionet e drejtësisë.

Interesi i shtetit dhe e drejta e pronës nuk mund të sakrifikohen për interesa politike të ditës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.