Bariu i aksidentuar niset me helikopter drejt Traumës

Një 69-vjeçar nga fshati Shalës i Sarandës ka mbetur i plagosur pasi është rrëzuar teksa kulloste bagëtitë në një zonë malore.
I moshuari, Ismet Domeri, fillimisht është transportuar në Spitalin e Sarandës, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar mjekësor.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 69-vjeçari ka humbur ekuilibrin, ndoshta si pasojë e temperaturave të larta, dhe është rrëzuar në një terren të vështirë malor.
Ai është gjetur nga persona që ndodheshin në zonë, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës. Autoritetet po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Lexo edhe
AKTUALITET
SKANDAL/ Rama nuk lejon deputetët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut të futen në Shqipëri

Vrau dy basketbollistët e Skënderbeut, Damiano Toshi i shpëton burgut përjetë

Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, rrezikohen banesat

EMRI/ U rrëzua teksa kulloste bagëtitë në mal, bariu transportohet me helikopter drejt Traumës

Astrit Kalaja duhet të shpallet “Dëshmor i Atdheut”? Shoqata e Gjyqtarëve: Të përmbyllet sa më shpejt procesi

Bisedat e financieres Aida Vokli, çuan në kontrollin e 5 'Call- Centërave', të Xhoni Hitaj, Igli Margjini e Algers Mahilaj

Përmbyset në aksin Elbasan-Peqin kamioni me inerte i kompanisë “2T”

Operacioni "Vendtakimi"/ Përshtatën lokalin për lojëra fati dhe konsum narkotikësh, në pranga dy persona në Tiranë





