AKTUALITET

Bashkëpunëtorët u “maskuan” si policë/ Del fotoja e të burgosurit shqiptar që u arratis

Piranjat Përditësimi i fundit 12 September 2026, 19:55
Bashkëpunëtorët u “maskuan” si policë/ Del

Është publikuar fotoja e të burgosurit shqiptar Gentian Çipi, i cili u arratis mbrëmjen e së premtes gjatë transferimit nga burgu i Nigritës drejt Spitalit të Përgjithshëm të Serres, në një operacion që duket se ishte planifikuar me kujdes. Mediat greke raportojnë se bashkëpunëtorët e tij përdorën automjete që ngjanin me makina policie për t’iu afruar eskortës dhe për të realizuar arratisjen.

Sipas informacioneve të reja, automjeti i transportit ndodhej rreth orës 23:30 në oborrin e spitalit, pranë krahut psikiatrik. Brenda tij ndodheshin 41-vjeçari shqiptar dhe dy pjesëtarë të eskortës së jashtme të burgut. Në atë moment u shfaqën dy automjete që ngjanin me makina policie. Njëri prej tyre dyshohet se ishte një Nissan Navara, model që përdoret edhe nga njësitë e policisë greke, dhe kishte një fener të vogël.

Sipas raportimeve, kjo bëri që eskortat të mendonin fillimisht se kishin të bënin me efektivë policie. Por situata ndryshoi brenda pak sekondash. Personat që zbritën nga automjetet mbanin kallashnikovë dhe, nën kërcënimin e armëve, neutralizuan shoqëruesit e të burgosurit. Më pas ata ndihmuan 41-vjeçarin të largohej, ndërsa dyshohet se morën edhe armën e shërbimit të një punonjësi të burgut.

Kush është shqiptari me të shkuarën kriminale?

I arratisuri është një shtetas shqiptar 41-vjeçar, i cili ishte arrestuar vitin e kaluar nga strukturat greke të Krimit të Organizuar. Ai dyshohet se ishte përfshirë në një tentativë vrasjeje në Selanik, pas një incidenti të ndodhur në një mensë. Sipas autoriteteve greke, emri i tij lidhet gjithashtu me hetime për armë dhe drogë. Megjithatë, identiteti i plotë i 41-vjeçarit nuk është bërë publik në raportimet e deritanishme.

Pas arratisjes, policia greke ka vënë në lëvizje një operacion të gjerë për kapjen e shqiptarit dhe personave të armatosur që e ndihmuan të largohej. Deri në raportimet e fundit, ata nuk janë lokalizuar. Një detaj tjetër i rëndësishëm është se në momentin e arratisjes, në të njëjtin spital ndodheshin edhe dy të burgosur të tjerë, të cilët ishin sjellë për trajtim me një eskortë tjetër.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?