AKTUALITET

Bashkia e Tiranës shkresë KQZ-së për rrogën e Veliajt

Piranjat Përditësimi i fundit 15 December 2025, 18:20
Bashkia e Tiranës shkresë KQZ-së për rrogën e Veliajt

Bashkia e Tiranës i është drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) me një shkresë zyrtare duke i kërkuar t’i orientojë në lidhje me pagën mujore të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg prej muajit shkurt.


Sipas shkresës, deklarohet se prej datës 11 shkurt 2025, për kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, nuk është kryer asnjë pagesë mujore, që i referohet pagës së tij për këtë funksion dhe kërkohet një orientim për mënyrën si do të procedohet.

“Kërkojmë udhëzim, duke na orientuar se cilat janë aktet ligjore dhe nënligjore mbi të cilat bazohet e drejta e të zgjedhurit për pagë”, – thuhet ndër të tjera në shkresë.

Shkresa e plotë

“Të nderuar, Ju drejtohemi për të kërkuar interpretim ligjor lidhur me shlyerjen e pagesës mujore për Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Z. Erion Veliaj.

Referuar Vendimit Nr.7 Akti, datë 09.02.2025, Vendimit Nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si dhe Vendimit Nr. 13 (87-2025-85) datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Kryetari ndodhet në masën shtrënguese “Arrest me Burg”.

Nga data 11.02.2025 e në vazhdim, periudhë gjatë së cilës masa shtrënguese ka qënë në fuqi, nga ana e Bashkisë Tiranë nuk është kryer asnjë pagesë mujore për Z. Veliaj.

Referuar Vendimit datë 03.11.2025 të Gjykatës Kushtetuese me anë të së cilës është shfuqizuar Vendimi Nr.539 datë 25.09.2025 i Këshillit të Ministrave “Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë Tiranë Z. Erion Veliaj” si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Z. Veliaj vazhdon të jetë Kryetar i Bashkisë, i zgjedhur nga zgjedhjet vendore të vitit 2023.

Proçedura standarte e pagesës së pagave mujore për të punësuarit pranë Bashkisë Tiranë, zbatohet referuar Udhëzimit Nr. 30, datë 27.12.2011 “Për Menaxhimin e Aktiveve në Njësitë e Sektorit Publik” (i ndryshuar), pika 69, pika 70 dhe 71 në të cilat shprehimisht citohet:

-Listëpagesat plotësohen nga punonjësi i caktuar për pagat, duke u mbështetur në të dhënat e dokumentacionit bazë (listëprezenca e firmosur nga menaxheri i strukturës përkatëse) për shërbimin e kryer. Ato kontrollohen dhe nënshkruhen nga punonjësi i caktuar me menaxhimin e burimeve njerëzore dhe nëpunësi zbatues ose i deleguari i tij.

-Përmbledhja e listëpagesave, e cila shoqëron urdhrin për shpenzimin e pagave, duhet të nënshkruhet nga nëpunësi zbatues dhe nga nëpunësi autorizues ose i deleguari i tij.

-Të dhënat për të përcaktuar të drejtën e punonjësit për pagë, kur ai nuk punon për shkak ndërprerjeje në punë jo për fajin e tij, të lejes së zakonshme, të pjesëmarrjes në kurse trajnimi, për paaftësi të përkohshme në punë, për kryerjen e detyrave të tjera shtetërore ose shoqërore, vërtetohen me dokumente të miratuara me akte të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi”…

Përsa më sipër, të ndodhur në këto kushte, të cilat vështirësojnë trajtimin nga ana jonë si dhe bazuar në rolin tuaj, kërkojmë udhëzim në interpretimin e togfjalëshit “vërtetohen me dokumente të miratuara me akte të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi” në pikën 71 të këtij udhëzimi, duke na orientuar se cilat janë këto akte ligjore dhe nënligjore mbi të cilat bazohet e drejta e të zgjedhurit për pagë”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?