Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre...
AKTUALITET

Bashkia Gjirokastër kallëzon autorin e lajmit për HIV/AIDS, vjen reagimi i tij

P
Piranjat20 April 2026, 16:09 · 2 min lexim
Bashkia Gjirokastër kallëzon autorin e lajmit për HIV/AIDS, vjen

Bashkia e Gjirokastrës ka bërë një kallëzim ndaj shpërndarësve të lajmit për prekjen me HIV/AIDS të kryebashkiakut Flamur Golemi dhe disa punonjësve të kësaj bashkie. Avokati mbrojtës Arben Llangozi ka depozituar mëngjesin e sotëm kallëzimin penal ndaj shtetasit Emin Kokalari që përmban 30 faqe ndaj përhapjes së panikut në qytetin e Gjirokastrës.

Ndërkohë, vetë Emin Kokalari ka reaguar në rrjetet sociale, ku thotë se në asnjë moment nuk ka akuzuar drejtpërdrejtë njeri, madje as ka publikuar emra. Në reagimin e tij, ai thotë se nuk është gazetar, por thekson se ka dëgjuar fjalë dhe ka ngritur pyetjen nëse dikush di diçka për këtë gjë, institucionet duhet të marrin masa.

“Nëse unë ndonjëherë kam akuzuar njeri drejtpërdrejtë për çështjen e HIV dhe keni fakte apo kam nxjerrë publikisht emra apo kam akuzuar persona atëherë keni plotësisht të drejtë! Por edhe sikur të bënte vaki (që nuk bën) sigurisht që njerëz jemi dhe jo perfektë (pavarësisht se unë gabime të tilla nuk kam bërë) dhe nuk e meritoj këtë llum dhe qelbësirë që po ndodh.

Para 2 vjetësh në vitin 2024 i bie, televizioni publik shqiptar thotë se në rrethin e Gjirokastrës ka 17 veta pozitiv me HIV dhe 10 prej këtyre janë në Gjirokastër nga moshat 16 deri në 65 vjeç. Pra edhe nëse unë nuk kam akuzuar askënd asnjëherë për këtë çështje më lind e drejta të dyshoj dhe të mendoj se për dy vjet më vonë tashmë në 2026 nëse nuk janë marrë masat e caktuara nga institucionet apo kujdesi nga personat e infektuar, s’është ndonjë cudi e madhe që numri mund të jetë 10 fishuar nga mënyra se si ky virus përhapet (marrëdhënie seksuale, gjak (dentistë etj…)”, shkruan Kokalari.

Bashkia Gjirokastër kallëzon autorin e lajmit për HIV/AIDS, vjen

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.