Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit!
AKTUALITET

“Bashkimi e bën fuqinë, Rama të japë dorëheqjen”/ Florian Haçkaj: Qëllimi është intimidim, por ne nuk i kemi frikë

P
Piranjat11 July 2026, 21:55 · 2 min lexim
“Bashkimi e bën fuqinë, Rama të japë

TIRANA- Aktivisti i Diasporës Florian Haçkaj u bë pjesë e protestës së 42-të në Tiranë. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se protestuesit janë motivimi i diasporës. 

Ai shtoi se qëllimi i qeverisë dhe aktorëve të saj është intimidimi, ndërsa theksoi se qytetarët nuk kanë frikë nga ta. Në fund, aktivisti tha se bashkimi e bën fuqinë dhe se Rama të japë dorëheqjen.

Florian Haçkaj: Sot kam ardhur nga Zvicra me familjen direkt në protestë. Jeni heronjtë e të gjithëve ne. Ka pasur protesta gjithandej, motivimi jonë jeni ju. Ky kryeministër i çnderuar bëri një video 7 min për mua siç ka bërë për shumë prej jush. Qëllimi është intimidimi, nuk kemi frikë fare, as BB as TB, që kanë shpërndarë videon si dele. Këtu do jemi përditë. Mos u intimidoni, këta turpërohen kur njerëz të lrië dalin përditë.

Të merret vendimi i GJK që ato para të mos lëvrohen. Koha e frikës kaloi, sot është dita e 42-të. Merrni përdore miqtë familjare, kur zvogëlohet numri duhet të dalim të gjithë. Bashkimi e bën fuqinë. Rama të japë dorëheqjen.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.