Berisha: Sondazhet e fundit tregojnë rënie katastrofike të PS në 29%, vetë Rama është nën partinë
Gjatë fjalës së tij në konferencën me gazetarët, kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se sondazhet e fundit të brendsh...
Gjatë fjalës së tij në konferencën me gazetarët, kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se sondazhet e fundit të brendsh...
Shoqatat e transportit publik kanë paralajmëruar reduktimin e flotës urbane nëse deri në fillim të javës së ardhshme n...
Sekretarja për Integrimin Europian në Partinë Demokratike, Fjoralba Dizdari, ka akuzuar qeverinë Rama se ka mashtruar lidhur me rikthimin ...
Një video e xhiruar natën ka nxjerrë në pah ndotjen e vazhdueshme që shkakton fabrika e tullave «KID Alb» sh.p.k. në...
Gjykata e Korçës ka lënë në burg Kristjan Sterjon, 20-vjeçarin i cili akuzohet për vrasjen e Johan Zukos. N&e...
Nga 1.3 milionë euro për ndërtimin, te 930 mijë euro të tjera për riparimin, një tjetër faturë që r&eum...
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se nga 25 vatrat e zjarrit të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, 9 prej tyre mbeten ende aktive. P&eum...
Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen “Krakull” të Libohovës, në pronësi të familjes ...
Vatra e zjarrit mbi lagjen Abaze në Krujë, në afërsi të vendit të quajtur Kroi i Madh, vijon të jetë ende aktive, duke...
Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 74-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se dy muaj, qyt...

Bashkitë shqiptare nuk ushtrojnë ose kryejnë në mënyrë shumë të kufizuar gjashtë funksione që lidhen kryesisht me zhvillimin ekonomik vendor, mbështetjen e biznesit, bujqësinë dhe mbrojtjen e mjedisit.
Përfundimi del nga analiza funksionale e përfshirë në raportin e mazhorancës për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0. Nga 41 funksionet e vetëqeverisjes vendore të analizuara, vetëm katër vlerësohen me nivel të mirë ushtrimi, 21 me nivel të kënaqshëm, 10 me nivel të pamjaftueshëm dhe gjashtë të paushtruara ose të ushtruara në mënyrë shumë të kufizuar.
Funksionet me performancën më të ulët janë : Zhvillimi ekonomik vendor, Mbështetja për biznesin e vogël , organizimi i shërbimeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik, informacioni dhe këshillimi për bujqësinë dhe zhvillimin rural, mbrojtja e biodiversitetit, mbrojtja e ajrit, ujit dhe tokës, si dhe administrimi i ndotjes akustike.
Raporti nënvizon se për këto funksione nuk janë konsoliduar organizimi institucional, burimet njerëzore dhe financimi në përputhje me përgjegjësitë që ligji u ka ngarkuar bashkive.
Vlerësimi është mbështetur në shqyrtimin dokumentar për të 61 bashkitë, në vlerësime në terren në një kampion prej 15 bashkish dhe në të dhënat e Sistemit Kombëtar të Matjes së Performancës.
Tre nga gjashtë funksionet problematike lidhen drejtpërdrejt me ekonominë vendore të tilla si hartimi dhe zbatimi i politikave të zhvillimit, mbështetja për biznesin e vogël dhe organizimi i shërbimeve që nxisin aktivitetin ekonomik.
Ligji për vetëqeverisjen vendore u njeh bashkive përgjegjësi për zhvillimin ekonomik, ngritjen dhe funksionimin e tregjeve publike, mbështetjen e sipërmarrjes dhe promovimin e produkteve dhe shërbimeve vendore. Por pjesa më e madhe e bashkive nuk kanë struktura të specializuara, personel dhe financim të dedikuar për këto detyra.
Administrata vendore përqendrohet kryesisht te funksionet administrative dhe shërbimet e përditshme, ndërsa politikat për tërheqjen e investimeve, mbështetjen e sipërmarrjeve, nxitjen e punësimit dhe zhvillimin e sektorëve vendorë mbeten të dobëta.
Ky boshllëk është më i ndjeshëm në bashkitë e vogla dhe rurale, ku baza ekonomike është e kufizuar dhe nevoja për politika aktive zhvillimi është më e lartë. Të njëjtat bashki kanë më pak mundësi për të punësuar specialistë, për të përgatitur projekte dhe për të përfituar nga programet kombëtare ose fondet e Bashkimit Europian.
Sipas Sistemit të Matjes së Performancës, bashkitë shqiptare kishin mesatarisht vetëm 1marrëveshje bashkëpunimi ndervendore, ndërsa niveli mesatar i suksesit në projektet e financuara nga BE-ja ishte rreth 36.4%.
Informacioni dhe këshillimi për bujqësinë dhe zhvillimin rural është një tjetër funksion që rezulton i pa-ushtruar ose i ushtruar në mënyrë shumë të kufizuar.
Bashkitë duhet të informojnë dhe këshillojnë fermerët, të mbështesin zhvillimin rural dhe të ndihmojnë në organizimin e shërbimeve që lidhen me prodhimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore. Por mungesa e agronomëve, specialistëve të zhvillimit rural dhe strukturave të dedikuara e ka kufizuar ushtrimin e këtij funksioni.
Dy funksionet e tjera me performancën më të ulët lidhen me mbrojtjen e biodiversitetit dhe kontrollin e ndotjes së ajrit, ujit, tokës dhe zhurmave.
Bashkitë kanë përgjegjësi ligjore në mbrojtjen e mjedisit vendor, por raporti evidenton se këto kompetenca nuk janë shoqëruar me burimet dhe strukturat e nevojshme. Në shumë njësi mungojnë specialistët e mjedisit, sistemet e monitorimit dhe buxhetet e posaçme.
Reforma e vitit 2014 dhe procesi i decentralizimit u transferuan bashkive funksione të reja, por në disa raste burimet financiare dhe njerëzore nuk u përshtatën me përgjegjësitë.
Transferta sektoriale u rrit nga 7.5 miliardë lekë në vitin 2016 në 11.7 miliardë lekë në vitin 2024, por pjesa kryesore e saj vazhdon të përdoret për paga dhe shpenzime të detyrueshme, teksa hapësira për politika zhvillimi dhe investime mbetet e kufizuar./Monitor
Një aksident i rëndë ndodhi ditën e djeshme në aksin nacional Delvinë–Sarandë, ku një 65-vjeçar...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 79.8 lekë, në shitje me 81 lekë. Euro do të blihet me 92.4...
Në mars të vitit 1964, një prift i moshuar, i lodhur nga burgjet dhe përndjekjet, i shkroi një letër Kryeministrit të Shqip...
Shqipëria ka bërë një kapërcim të dukshëm në renditjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të ar...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet i kthjell&eu...
Një person i pestë është akuzuar në lidhje me një incident ku një numër personash u ndaluan për shkelje të lig...
Pas organizimit të sulmit me thikë të improvizuar ndaj Denis Bajrit alias Brajoviç në burgun e Fierit, në kuadër të he...
Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë së Fierit ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti në qendër të qyte...
Riaktivizohet zjarri mbi lagjen Abazaj, në afërsi të vendit të quajtur “Kroi i Madh”, pavarësisht ndërhyrjes së v...
Një emigrant shqiptar, i cili prej vitesh jeton në Itali, ka ndarë me protestuesit para Kryeministrisë historinë e dhimbshme që e ...