VIDEO/ Momenti kur Shehaj ‘vjedh’ marrëveshjen me SHBA-në, sekretarja “fluturon” nga shkallët
Janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë dollarësh...
Janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë dollarësh...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), ka njoftuar pranimin e kërkesës e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (...
Tre persona janë plagosur në Paris pas një sulmi me thikë të ndodhur pranë zonës Porte de Clichy. Të plagosur mbet&eum...
Ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen në mënyrë të pakontrolluar në Spanjë dhe Francë, mediat...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka deklaruar se mbështet në parim marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pë...
Sipas kërkesës së depozituar nga deputetët e opozitës, marrëveshja për huanë prej 302 milionë dollarësh, e l...
Në një kërkesë drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, PS k&eum...
Aksidentet rrugore në vend u rritën në qershor, ndërsa numri i tyre në gjysmën e parë të vitit u zgjerua me 6.8% kraha...
Analisti Enton Abilekaj ka reaguar për marrëveshjen që pritet të shqyrtohet në Kuvend, duke paralajmëruar se miratimi i saj pa u...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore kombëtare është është shndërruar në një skandal...
Banka Botërore ka rishikuar lehtë në ulje pritshmërinë për rritjen ekonomike të Shqipërisë, duke e çuar atë në 3.4% për vitin 2026, nga 3.5% që parashikonte më herët.
Ulja është vetëm 0.1 pikë përqindje, por sinjalizon një ngadalësim të mëtejshëm të ekonomisë shqiptare në një mjedis më të vështirë rajonal dhe ndërkombëtar. Për Shqipërinë, kjo do të ishte norma më e ulët e rritjes në pesë vitet e fundit. Sipas projeksioneve të mëparshme të vetë Bankës Botërore, ekonomia u rrit me 4.8% në 2022, me 4% në 2023, me 4% në 2024 dhe vlerësohet të jetë rritur me 3.9% në 2025, ndërsa tani parashikimi për 2026 është ulur në 3.4%.
Banka Botërore, në raportin e fundit të prillit 2026, të titulluar “Politikat industriale” pret që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë mesatarisht një rritje prej 3.1% në 2026 dhe 2027, të mbështetur nga eksportet më të forta dhe investimet publike, përfshirë projektet infrastrukturore të financuara nga Bashkimi Europian. Megjithatë, kjo nuk mjafton për të shmangur ngadalësimin e konsumit, teksa rritja e pagave pritet të zbutet, investimet të dobësohen nga ftohja e bumit të ndërtimit të lidhur me turizmin dhe hyrjet e investimeve të huaja direkte të jenë më të vakëta.
Kosova kryeson në pritshmëritë për rritjen ekonomike në 2026, me 3.7%, e ndjekur nga Shqipëria. Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut do të rriten me 2.9% secila, Serbia me 2.7% dhe e fundit është Bosnjë Hercegovina me 2.5%.
Një tjetër rrezik vjen nga inflacioni. Goditja në çmimet e energjisë, e lidhur me luftën Iran, pritet të ushqejë inflacionin në rajon, duke goditur më shumë shtresat me të ardhura të ulëta, duke frenuar rritjen reale të pagave dhe duke ngadalësuar ritmin e uljes së varfërisë.
Raporti jep tre mesazhe kryesore. Së pari, Ballkani Perëndimor pritet të vazhdojë të rritet, por me ritme të moderuara, larg një përshpejtimi të fortë ekonomik. Së dyti, mbështetja kryesore do të vijë nga eksportet e shërbimeve, veçanërisht turizmi dhe teknologjia e informacionit, si edhe nga investimet publike, ndërsa konsumi pritet të ftohet për shkak të rritjes më të ngadaltë të pagave, zbehjes së bumit të ndërtimit të lidhur me turizmin dhe hyrjeve më të dobëta të investimeve të huaja direkte. Së treti, rritja e çmimeve të energjisë, e lidhur me luftën me Iranin, shihet si rrezik i drejtpërdrejtë për inflacionin, veçanërisht për familjet me të ardhura më të ulëta, sepse ul rritjen reale të pagave dhe ngadalëson uljen e varfërisë.
Raporti thekson gjithashtu se vendet e rajonit, të gjitha me synim anëtarësimin në Bashkimin Europian, duhet të përdorin më mirë politikat industriale dhe tranzicionin e gjelbër për të forcuar sigurinë energjetike dhe për ta afruar ekonominë me standardet e tregut Europian të energjisë. Ky është një sinjal se rritja e ardhshme nuk mund të mbështetet pafundësisht te konsumi, ndërtimi apo turizmi, por kërkon një bazë më të gjerë prodhuese dhe më shumë diversifikim ekonomik.
Sipas raportit, qëndrueshmëria e vendeve të Europës dhe Azisë Qendrore po vihet sërish në provë nga kriza në Lindjen e Mesme dhe rritja e çmimeve të importeve të energjisë. Rritja ekonomike në rajon pritet të ngadalësohet mesatarisht në 2.2% në vitet 2026-2027, nga 2.6% që ishte në vitin 2025. Në Federatën Ruse, ritmet e zgjerimit ekonomik pritet të zbuten për shkak të mbështetjes më të kufizuar fiskale dhe kufizimeve strukturore. Ndërsa në Turqi, rritja ekonomike pritet të bjerë në 2.8% këtë vit, si pasojë e çmimeve më të larta të energjisë dhe ushqimeve, përpara se të përshpejtohet sërish në 3.7% në vitin 2027.
Rreziqet për perspektivën mbeten të konsiderueshme. Një konflikt më i zgjatur dhe më intensiv në Lindjen e Mesme mund të godasë rëndë furnizimin global të energjisë, duke çuar më lart çmimet e naftës, gazit natyror dhe plehrave kimike, si dhe duke sjellë rritje ekonomike më të dobët dhe inflacion më të lartë. Po ashtu, rritja në Eurozonë mund të dobësohet, veçanërisht nëse tensionet në tregtinë globale përshkallëzohen./ Monitor
Policia e Shtetit njofton qytetarët se është evidentuar një skemë e re mashtrimi përmes mesazheve SMS, e ngjashme me atë t&...
Ambasada amerikane në Tiranë njofton se njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit po pajiset me dronët më të fundit t&...
Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e tij lidhur me ma...
Ai ka treguar se ditën e djeshme ka hyrë në ambientet e parkimit në orën 09:52 dhe ka dalë në 09:53, pra pas vetëm nj&eu...
Është dënuar me 6 vite burgim Altin Çoku, Tik-Tokeri i Kamzës që shtyu drejt vetëvrasjes në vitin 2024 një grua q...
Një qytetar, banor i Babrroit, pjesë e bashkisë Kamëz i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar gjendje...
Burime zyrtare bëjnë me dije se në Kapshticë kanë hyrë 6245 shtetas dhe kanë dalë 4685 shtetas. Ndërkohë, n...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e ish kreut të ARRSH, Evis Berberi ...
Një tragjedi e thellë tronditi Durrësin më 3 prill, kur 17-vjeçari Florian Saraçi humbi jetën gjatë orës s&eu...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, zhvilloi sot një takim të veçantë me kreun e SPAK, Klodian Braho, ...