Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg... Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë ​Rodri humb duelin ndaj Atletico Madridit Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'! Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Mi... Championsi aziatik, Jasir Asani vendimtar! Sulmuesi shqiptar shënon në shtesë dhe i dhuron fitoren Esteghla... Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin 'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v... Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk më shqetëson më, ndihem në formë të s... Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni
AKTUALITET

BB: Shqipëria shpenzon mbi nivelin e nevojshëm për ujë e kanalizime, por ujë 24 orë nuk ka

P
Piranjat19 September 2026, 23:16 · 4 min lexim
BB: Shqipëria shpenzon mbi nivelin e nevojshëm për ujë e

Shqipëria rezulton ndër rastet e veçanta ku shpenzimet për furnizimin me ujë dhe kanalizimet janë më të larta se niveli që vlerësohet i nevojshëm për arritjen e objektivave deri në vitin 2030, por aksesi i popullsisë në shërbime të menaxhuara në mënyrë të sigurt mbetet relativisht i ulët.

Kjo është një nga gjetjet për Shqipërinë në raportin e Bankës Botërore “Funding a Water-Secure Future: An Assessment of Global Public Spending”, një analizë e shpenzimeve publike për sektorin e ujit në nivel global.

Banka Botërore ka krahasuar nivelin e shpenzimeve të vendeve me shkallën e aksesit në ujë dhe kanalizime, për të vlerësuar nëse financimet aktuale janë të mjaftueshme për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm 6.1 dhe 6.2, që synojnë akses universal në ujë të pijshëm dhe kanalizime të menaxhuara në mënyrë të sigurt deri në vitin 2030.

Për kanalizimet, analiza përfshin 57 vende dhe i ndan ato sipas nivelit të aksesit dhe nëse shpenzojnë më shumë apo më pak se nevojat e llogaritura. Shqipëria bën pjesë në grupin e vendeve me akses më të ulët se mesatarja globale, por njëkohësisht me shpenzime mbi nivelin e vlerësuar të nevojshëm. Nga 40 vendet me akses të ulët, vetëm Shqipëria, Mali i Zi dhe Peruja ndodheshin në këtë situatë.

Një situatë e ngjashme konstatohet edhe për furnizimin me ujë. Në analizën e 59 vendeve, ku niveli mesatar global i aksesit në ujë të menaxhuar në mënyrë të sigurt ishte rreth 74.3% në vitin 2020, Shqipëria dhe Peruja shpenzonin më shumë se niveli i vlerësuar i nevojshëm, por vazhdonin të kishin akses relativisht të ulët. Në të kundërt, Mali i Zi dhe Bullgaria kombinonin shpenzime të mjaftueshme me akses mbi mesataren.

Banka Botërore vëren se shpenzimet më të larta mund të tregojnë se vendet po financojnë në mënyrë aktive zgjerimin e rrjetit dhe përmirësimin e shërbimeve. Por raporti ngre edhe një mundësi tjetër, shpenzimet e larta të mos përkthehen proporcionalisht në rezultate për shkak të eficiencës së ulët të investimeve. Sipas raportit, niveli i shpenzimeve nuk është domosdoshmërisht tregues i cilësisë apo i rezultateve të arritura.

Edhe vlerësimet për peshën e shpenzimeve në ekonomi e veçojnë Shqipërinë në rajon. Banka Botërore përllogarit se shpenzimet totale për sektorin e ujit në Shqipëri arrijnë në rreth 0.88% të PBB-së, nga të cilat 0.73% e PBB-së janë shpenzime kapitale. Vetëm për furnizimin me ujë dhe kanalizimet (WSS), shpenzimet totale vlerësohen në 0.66% të PBB-së, ndërsa investimet kapitale në 0.57% të PBB-së.

Këto nivele janë më të larta se në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor të përfshirë në të njëjtën tabelë. Shpenzimet totale për sektorin e ujit vlerësohen në rreth 0.60% të PBB-së në Malin e Zi, 0.35% në Bosnjë-Hercegovinë, 0.31% në Serbi, 0.23% në Maqedoninë e Veriut dhe vetëm 0.11% në Kosovë.

Në periudhën 2009-2020, Shqipëria realizoi mesatarisht rreth 80% të fondeve të buxhetuara për sektorin e ujit, që nënkupton se rreth një e pesta e fondeve të planifikuara nuk u ekzekutuan. Norma ishte më e lartë se mesatarja globale prej rreth 72% që raporti llogarit për sektorin e ujit. Rasti i Shqipërisë është në kontrast me problemin kryesor që Banka Botërore konstaton në shumicën e vendeve./Monitor

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.