Begaj: Respekt për zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura, autorët e zjarreve të ndëshkohen

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh mirënjohjeje dhe solidariteti për zjarrfikësit, efektivët e Forcave të Armatosura dhe të gjithë ata që po përballen me zjarret në disa zona të vendit.
Në një postim, Begaj vlerëson guximin, përkushtimin dhe sakrificën e forcave në terren, të cilat po punojnë për mbrojtjen e jetës së qytetarëve, familjeve, banesave dhe pasurive.
“Respekt për çdo zjarrfikës dhe efektiv që po përballet me rrezikun në vijën e parë”, shprehet Presidenti.
Reagimi:
Në këto ditë me temperatura të larta, kur shumë zjarre kanë rënë në disa zona të vendit, zjarrfikësit, efektivët e Forcave të Armatosura dhe të gjithë ata që po luftojnë me flakët meritojnë mirënjohjen tonë.
Me guxim, përkushtim dhe sakrificë, ata po mbrojnë jetën, familjet, banesat dhe pasuritë tona.
Respekt për çdo zjarrfikës dhe efektiv që po përballet me rrezikun në vijën e parë.
Keqbërësit që i vënë flakën vendit duhet të ndëshkohen ashpër dhe sipas ligjit.
Përballë kësaj situate, secili prej nesh ka një detyrë: të jemi të kujdesshëm, të respektojmë udhëzimet e autoriteteve, të mos rrezikojmë jetën dhe të bëjmë pjesën tonë për të mbrojtur komunitetin, pronën dhe natyrën.
Sot, Shqipëria ka nevojë për solidaritetin dhe përgjegjësinë e të gjithëve.
Lexo edhe
AKTUALITET
RENEA aksion të befasishëm në Lungomare, forca të shumta rrethojnë një pallat, turistët të panikosur

Skandal në onkologjik/ Errësirë dhe panik gjatë kimioterapisë

Situatë kritike në rrethinat e Tiranës, flakët i afrohen bazës së helikopterëve në Farkë dhe banesave

Çim Fusha në SPAK, Tan Agolli i FSHZH i jep 6,5 MLD lekë të rregullojë bregun e Durrësit fund-sezoni

Era përhap zjarrin drejt banesave në Krujë, banorët largojnë fëmijët dhe të moshuarit, presin pemët për të penguar flakët





