Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
AKTUALITET

“Belinda më shembi shtëpinë”/ Protestuesi paralajmëron nga Sheshi Skënderbej: Pro grevës së urisë, derisa të shporret Rama

P
Piranjat16 July 2026, 19:43 · 2 min lexim
“Belinda më shembi shtëpinë”/ Protestuesi

Një nga protestuesit e pranishëm në tubimin e radhës deklaroi se do të vazhdojë protestën për aq kohë sa të jetë e nevojshme, duke akuzuar qeverinë se i ka shkatërruar pronën dhe jetën. Në prononcimin e tij, ai tha se kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe mbajtjen përgjegjëse të zyrtarëve që, sipas tij, kanë dëmtuar qytetarët.

Protestuesi pretendoi se në vitin 2020 ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku i prishi projektin dhe i shembi banesën. Ai kritikoi edhe politikat e punësimit, duke u shprehur se prioritet duhet t’u jepet qytetarëve shqiptarë. Në fund, ai paralajmëroi se do të vijojë protestën, madje edhe me grevë urie.

“Më mirë në protestë, deri në grevë urie, derisa të shporret Rama”, përfundoi ai. “Kam 47 ditë këtu dhe 4 mijë e ca ditë do rri, vetëm të ikin Edi Rama. Rama në burg, Berisha dhe Belinda. Belinda të japë dorëheqjen.

Na kanë shkatërruar shtëpitë, pronat, jetën. Bëra shtëpi e ma prishën. Kjo Belinda në 2020 ma prishi projektin dhe shkatërroi shtëpinë.

Na kërcënoi të firmosim. Ose firmose ose do të shkatërrojmë. 6 dynym tokë që kam pasur s’përgjigjet kush.

Shtëpinë ma shkatërruan. Këta sjellin vetëm indianë, s’jam rracist, por punëso të parët shqiptarët. Më mirë në protestë, deri në grevë urie, deri sa të shporret Rama.”, tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.