AKTUALITET

"Bëmë takim familjar"-Flet Ziza Pajaziti: Ja si hyra dy herë në burg për takim me Laert Haxhiun

Nga Elton Qyno Përditësimi i fundit 12 September 2026, 15:18

"Bëmë takim familjar"-Flet Ziza Pajaziti: Ja si hyra dy

Modelja kosovare Ziza Pajaziti, e cila në datat 12 dhe 13 qershor 2025 rezulton të ketë hyrë në ambientet e burgut të sigurisë së lartë të Drenovës në Korçë, ka dëshmuar të gjithë dinamikën që ka sjellë futjen e saj në burg, me qëllim zhvillimin e një takimi me të dënuarin me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu.

Pyetja e Pajazitit është bërë në Prokurorinë e Korçës, e cila ka ndjekur rastin hetimor kundër një gardiani burgu, Perent Lëngut, dhe ish-shefit të Policisë së Burgut të Drenovës, Sokol Koçellit.

Gjatë hetimit të kësaj dosjeje penale, prokuroria nuk mundi të marrë pamjet filmike të plota, pasi, sipas një shkrese “Kthim Përgjigje” nga drejtoria e burgut, materialet filmike të datave 12 dhe 13 qershor 2025 nuk gjendeshin në serverin kompjuterik, pasi ato ruhen vetëm brenda një periudhe 7-ditore dhe më pas fshihen automatikisht.

Në pamundësi për të zbuluar të gjithë dinamikën përmes kamerave të sigurisë, Prokuroria e Korçës është përqendruar tek marrja e dëshmisë së disa prej gardianëve të burgut, si dhe pyetja e vetë protagonistëve kryesorë, Laert Haxhiu, Vladimir Kurti dhe modeles kosovare, Ziza Pajaziti.

Në rrëfimin e saj të dhënë në prokurori, Ziza Pajaziti ka dëshmuar se:

“...aktualisht jam e punësuar pranë “Well Farmaci”, në pozicionin e menaxheres së marketingut në qytetin e Prishtinës, Kosovë. Kjo është puna ime e dytë, pasi punën kryesore e kam modelingun. Në lidhje me ngjarjen për të cilën jam paraqitur dhe po jap shpjegimet e mia, pra takimet që kam zhvilluar me të dënuarin Laert Haxhiu në datat 12 qershor 2025 dhe 13 qershor 2025, ditën e enjte dhe ditën e premte, dua të sqaroj se unë dhe Laert Haxhiu kemi pasur një marrëdhënie të qëndrueshme bashkëjetese. Këtë marrëdhënie e kemi formalizuar me dokumente, konkretisht me Marrëveshjen e Bashkëjetesës, të lidhur para noterit Bledar Zake në datën 6 tetor 2025. Në datën 12 qershor 2025 kam shkuar për të takuar bashkëjetuesin tim në burgun e Drenovës. Pasi jam paraqitur në hyrje, në postobllok, më kanë pyetur se kë do të takoja dhe unë kam dhënë emrin e bashkëjetuesit tim, Laert Haxhiu. Pas kësaj më kanë pajisur me një fletë të vogël, të cilën nuk e kam lexuar për të parë se çfarë përmbante. Kam lënë sendet personale në kasafortat e sigurisë dhe më pas kam vazhduar drejt një godine në brendësi të burgut, ku iu nënshtrova kontrollit personal…”.

Më tej, Ziza Pajaziti ka dëshmuar se ka vazhduar drejt dhomës së takimeve, duke kaluar nëpër një korridor, vendndodhjen e të cilit nuk e mbante mend me saktësi.

“…atje jam shoqëruar nga një punonjës policie dhe, më pas, në të njëjtën dhomë është shoqëruar edhe bashkëjetuesi im, Laert Haxhiu, me të cilin kam zhvilluar një takim normal familjar. Atë ditë kam qëndruar në qytetin e Korçës dhe të nesërmen, pra në datën 13 qershor 2025, kam shkuar përsëri në burgun e Drenovës. Kam ndjekur të njëjtën procedurë që shpjegova më sipër dhe, edhe këtë herë, në postobllok kam dhënë emrin e Laert Haxhiut. Unë nuk dija asnjë emër tjetër të ndonjë personi të dënuar dhe dua të theksoj se jam plotësisht e sigurt se nuk kam dhënë asnjë emër tjetër përveç emrit të Laert Haxhiut. Nuk e di se çfarë lapsusi mund të ketë ndodhur, siç kam lexuar më pas në media. Më pas kam vazhduar procedurën e kontrollit dhe të hyrjes në dhomën e takimeve, ku edhe këtë herë jam shoqëruar në një dhomë me tavolinë dhe karrige, ku kemi zhvilluar një takim të zakonshëm dhe jo takim special, siç është shkruar në media, gjë që më ka habitur shumë. Pasi kam qëndruar për një kohë, të cilën nuk e mbaj mend, kam dalë nga ambientet e Burgut të Drenovës dhe jam larguar...” -ka treguar në prokurori Ziza Pajaziti.

Modelja kosovare ka dëshmuar se nuk ka shkuar më ta takojë Laertin në burg, për shkak të publicitetit që mori ky rast dhe për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike që ka përjetuar si pasojë e ekspozimit publik të jetës së saj private.

Ndërkohë, lidhur me këtë rast, në vijim të veprimeve hetimore, konkretisht është pyetur, në cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për veprën penale, i dënuari me burg përjetë Laert Haxhiu, i cili, ndër të tjera, ka deklaruar se:

“...në lidhje me rrethanat se si ka hyrë Ziza Pajaziti për të më takuar mua, unë nuk di asgjë për procedurat që ndjek administrata e burgut në raste të tilla. Në dijeninë time, kjo shtetase, në datat për të cilat po më pyesni, ka hyrë normalisht, ashtu si çdo shtetas apo shtetase tjetër që zhvillon takime me familjarët. Mua nuk më ka kontaktuar paraprakisht asnjë punonjës i burgut, por vetëm më kanë shoqëruar në këto dy data për të realizuar takimin. Dua të sqaroj se, në të dyja këto data, kam hyrë në takim, pasi më është njoftuar se kisha takim dhe më kanë shoqëruar për zhvillimin e tij. Në të dyja këto raste, takimet e zhvilluara prej meje kanë qenë takime të zakonshme, pra në një dhomë me tavolinë dhe karrige, dhe jo takime speciale, pra takime të parashikuara për bashkëshortët ose bashkëjetuesit. Nuk e mbaj mend nëse dhomat kanë qenë të pajisura me kamera apo jo, pasi mbaj mend se në atë periudhë dhomat ishin duke u rikonstruktuar, konkretisht po lyheshin…”.

Më tej, Haxhiu ka pohuar se: “…dua të theksoj se çdo gjë ka qenë e zakonshme dhe kam zhvilluar vetëm takime normale me Ziza Pajazitin, e cila aktualisht është bashkëjetuesja ime, me deklaratë noteriale të rregullt, dhe me të cilën kam pasur një marrëdhënie të hershme njohjeje dhe bashkëjetese…”.

Lidhur me këtë skandal është marrë në pyetje dhe i dënuari Vladimir Kurti, i cili ka pohuar se:

“...modelen kosovare Ziza Pajaziti nuk e njoh dhe nuk kam realizuar asnjë takim me këtë shtetase. Gjithashtu, nuk kam kërkuar takim me të. Deklaroj se kam rreth 4 muaj që nuk zhvilloj takime familjare...”. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?