“Besa nuk është për ty o mashtrues"/ Emigranti: Jep dorëheqjen si e vetmja rrugë e zgjidhje për popullin

Një emigrant ishte një nga folësit në protestën e ditës së sotme. Gjatë fjalës së tij para qytetarëve, ai tha se besa nuk është për kryeministrin Rama, të cilin e quajti mashtrues.
Ai shtoi se më herët kryeministri i kishte quajtur protestuesit sorra dhe korba, ndërsa tani u kërkon atyre besën. Emigranti shtoi se Rama dhe Berisha janë pjesë e një sistemi të korruptuar, ndaj sipas tij largimi i tyre është e vetmja rrugë dhe zgjidhje për popullin.
Emigranti: Besa nuk është për ty o mashtrues. Na ke mashtruar, me deliranncën tënde dhe me kod moral zero, na ke fyer, na ke quajtur sorra, terrorist, të pashpresë dhe tani vjen e na kërkon besën. Ndaj nesh që jemi 56 ditë në shesh, paqësisht e që kërkojmë largimin tënd pa kushte. Ti dhe kori i zhabave nuk latë gjë pa thënë për ne, tani kërkon besën ton. Ju jeni turp, jeni tradhtarë të kombit, Berisha dhe Rama, sistemi i korruptuar. Jep dorëheqjen si e vetmja rrugë e zgjidhje për popullin.
Nuk duhet të dorëzohemi, ndryshe do të thotë se nuk do ekzistojmë më. Kam ardhur e do vij përherë këtu për ju e kombin, jam emigrant, kam ardhur posaçërisht për protestën.
Lexo edhe
AKTUALITET
Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Të hënën që në mëngjes do jemi para Parlamentit

"Protesta i takon rinisë"/ I moshuari: Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë, duke nisur nga shkelja e të drejtave ndërkombëtare

Plagosi me thikë kushëririn, 60-vjeçari i njohur në “TikTok” si “Izet Pantera”

Të shtëna me armë në Kurbin, një i plagosur

Revolta kundër Ramës, qytetarët nisin organizimin në sheshin “Skënderbej”

FOTOLAJM/ Revolta kundër Ramës ‘pushton’ Mynihun, Diaspora shqiptare kërkon transparencë: Rama jep dorëheqjen

Klodian Allajbeu: Nuk ka pasur asnjë kontroll nga BKH në shtëpinë time. Do t'i drejtohem gjykatës për shpifjet ndaj meje

180 mijë euro, një lidhje 9-vjeçare, si erdhi fundi tragjik? Refit Buzi vrau prindërit e ish-partneres dhe më pas veten





