Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
AKTUALITET

Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkën, ringjalljen e Krishtit, imzot Joani: Falja e shkatërron të keqen

P
Piranjat12 April 2026, 09:27 · 1 min lexim
Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkën, ringjalljen e

Besimtarët ortodoksë në të gjithë botën mbrëmjen e djeshme kanë kremtuar festën e Pashkës, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, ka përcjellë urimin e tij. Në një botë të trazuar, duhet të mbizotërojë paqja dhe mirësia.

Në një kohë kur bota po përballet me sfida të shumta, edhe shoqëria në tërësi ka harruar vlerat dhe dashurinë për njeri-tjetrin, Imzot Joani nënvizoi se: “Ngjallja dëshmon se dashuria është më e fortë se vdekja; se falja e shkatërron të keqen, ndërsa hakmarrja e shumëfishon atë.

Në kohën që po jetojmë po përballemi me një formë të re vdekjeje: mpirjen e indiferencës; ngurtësimin e zemrës; tharjen shpirtërore të një shoqërie që e harroi Perëndinë, jo sepse iu ndalua, por sepse zgjodhi ta injorojë Atë.

Përplasja e bindjeve të padukshme vazhdon të shkatërrojë jetë të dukshme.”

Pas një periudhe Kreshme, këtë të diel besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkën, festë e cila simbolizon ringjalljen e Krishtit dhe të shpresës për njerëzimin.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.