Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

“Beteja” për qentë e rrugës në Vlorë/ Paditet bashkia për zhdukjen e pitbullit që kafshoi fëmijën

P
Piranjat 9 April 2026, 15:58 · 1 min lexim
“Beteja” për qentë e rrugës në Vlorë/

Ngjarja e rëndë e ndodhur këtë të martë në Vlorë, ku një qen i racës pitbull kafshoi një të mitur, ka ngritur shqetësime mbi fatin e kafshëve. Shëndeti i vajzës fatmirësisht është i stabilizuar dhe tashmë ka dalë nga spitali, mirëpo nuk dihet fati i kafshës. Dyshohet se qeni është vrarë përmes eutanazisë, gjë që ka sjellë reagimin e shoqatave për mbrojtjen e kafshëve.

Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar në Prokurorinë e Vlorës bashkinë e qytetit bregdetar dhe zyrën e veterinarisë për keqtrajtimin e kafshëve dhe mungesën e planit për menaxhimin e situatës. Shqetësimi për vrasjen e kafshëve është ngritur edhe nga animalistët, për mënyrë si trajtohen rastet te ne, duke paralelizuar me situatat në Itali.

Nga ana e tyre, banorët e Vlorës shprehen të shqetësuar për ngjarjen e ndodhur. Ata kërkojnë zgjidhje nga bashkia, në një kohë kur qyteti është i mbushur me qen rrugësh.

Përfaqësuesit e shoqatave dhe banorët bëjnë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme, duke theksuar se siguria publike duhet të jetë prioritet.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.