Betohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit: Luftë pa kompromis ndaj korrupsionit!

Skënder Hita është betuar, mëngjesin e kësaj të marte, si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Me propozim të ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari, Skënder Hita zë tashmë vendin e Ilir Prodës pas largimit të tij nga detyra.
Në fjalën e tij, Hita theksoi se marrja e kësaj detyre është një përgjegjësi e lartë, ndërsa shtoi se sfidë mbetet thellimi i rezultateve të mira dhe përmirësimi i imazhit të institucionit të policisë së shtetit.
Ai u zotua për një luftë pakompromis ndaj korrupsionit, duke nisur nga vetë radhët e policisë.
“Sot është ditë e rëndësishme e karrierës time, pas një rrugëtimi 25 vjecar në uniformat blu, me dëshirë për t’u shërbyer qytetarëve e vendit, kam nderin të marr përgjegjësinë për këtë detyrë më të lartë. Këtë kurorëzim e shoh si përgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve dhe policisë së shtetit. Gjej rastin të shpreh mirënjohje për besimin e dhënë. I jam mirënjohës çdo efektivi të policisë. Nderim dhe respekt për veteranët që mbeten burim frymëzimi për ne. Mbetet sfidë thellimi i rezultateve dhe përmirësimi akoma më shumë i imazhit të policisë.”, tha ai.
Lexo edhe
AKTUALITET
Lirohet ish-drejtori i burgut të Durrësit, u arrestua pas arratisjes së Altin Ndocit

Luleshtrydhet me pesticide, eksperti ngre alarmin: Fëmijët më të rrezikuar, ja çfarë duhet të bëni

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”: Do e paguani

BIRN: Të rrisësh taksat është ku e ku më e lehtë se sa t’i ulësh

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Dënimi i “grupit armiqësor”/ Gjyqi ndaj ushtarakut Muhamet Prodani, dita kur nisi kalvari i vuajtjeve! Dokumenti që vulosi fatin e një he...

Çmimi i naftës 30% më i lartë se vendet e rajonit, u arkëtuan 250 milionë euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit! Pse qeveria nuk pranon ...

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, ja parashikimi i motit për sot





