Betonieres nuk i mbajtën frenat? Pista kryesore e hetimit për aksidentin me dy të vdekur dhe një të plagosur në Tiranë

Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i aksidentit fatal të ndodhur një ditë më parë në Unazën Lindore të kryeqytetit, ku humbën jetën 2 punëtorë egjiptianë të kompanisë Alba Beton, të cilët ishin duke lëvizur me një kamion, në të cilin ishte instaluar një pompë për hedhjen e betonit.
Skema është e njëjtë me aksidentin e 2023. Mjeti hyn me shpejtësi në rreth. Këtu nuk ka frenime. Përplaset me mjetin e 28-vjeçarit, me barrierat e rrethit dhe përfundon në nivelin e poshtëm, ku nga përplasja shoferi humbi jetën, ndërsa pasagjeri një orë më vonë në spital.
Viktimat, Mohamed Lotf, 30 vjeç, dhe Mohamed Ali, 44 vjeç, kishin ardhur në Shqipëri nga Egjipti para rreth një muaji, me vizë pune dhe me leje qëndrimi 1-vjeçare. Nga verifikimet rezulton se të dy ishin të pajisur me leje drejtimi, Lotf me patentë kamioni, ndërsa Ali si pompist.
Do të duhen rezultatet e ekspertizës mjekoligjore të viktimave, por edhe ekspertimi teknik i mjetit për të zbuluar se çfarë e ka sjellë mosreagimin e tyre në momentin kur mjeti futet në rreth.
Në pamjet e kamerave të sigurisë, që grupi hetimor ka sekuestruar, shihet se si kamioni merr para mjetin e 28-vjeçarit Roland Nuri dhe barrierat e rrethit, duke përfunduar në nivelin e poshtëm, ku fati ka ruajtur qytetarë të tjerë që kanë qenë duke lëvizur drejt Elbasanit në kohën e aksidentit.
Mëson se i plagosuri në këtë aksident, që ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij Audi, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka marrë lëndime të lehta, pavarësisht se mjeti i tij u shkatërrua plotësisht./Top Channel
Lexo edhe
AKTUALITET
“O tradhtarët e kombit!”/ Protestuesit i zënë pritë deputetit të PS-së, Ervin Hoxha, e sulmojnë me vezë

Prrenjasi nuk pranon bashkimin me Librazhdin, në 48 orë firmosin peticion 3,500 qytetarë

Përfundoi bashkë me foshnjën në qeli pas akuzave të vjehrrit për dhunë, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin nga burgu të 34-vjeçares...

Emri/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohet shefi i ri i Komisariatit të Vlorës

Tensione dhe kaos para Kuvendit, tre efektivë të lënduar





