Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Bie ritmi i hyrjes së bizneseve të huaja

P
Piranjat27 March 2026, 14:21 · 3 min lexim
Bie ritmi i hyrjes së bizneseve të huaja

Numri i ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta u rrit shumë pak në vitin 2024 me vetëm 1 për qind në raport me vitin paraprak. Sipas të dhënave të sotshme të INSTAT Në fund të vitit 2024, numri i ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta arriti në 7,007 nga 6,938 që ishin në 2023.

Në vitin 2024 u shtuan vetëm 69 sipërmarrje të reja nga 349 që u shtuan në vitin 2023. Ndërmarrjet e huaja dhe të ato me kapital të përbashkët ndonëse përbën rreth 3% të numrit total të bizneseve në vend, kontribuon në 18.8% të punësimit gjithsej dhe 20.4% të shitjeve neto në shkallë vendi.

Bashkimi Evropian vazhdon të jetë burimi kryesor i kapitalit të huaj, me ndërmarrjet nga këto vende që zënë 60.7% të totalit të subjekteve të huaja. Italia mbetet partneri më i rëndësishëm strategjik, duke zotëruar 2,930 ndërmarrje, të cilat punësojnë pothuajse gjysmën (46.8%) e forcës punëtore në këtë sektor.

Pas saj renditet Kosova me 582 ndërmarrje dhe Turqia me 453, ndërkohë që vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor përfaqësojnë 11.9% të strukturës.

Shpërndarja e këtyre ndërmarrjeve tregon një fokus të qartë te shërbimet dhe industria. Sektori i industrisë Përpunuese mbetet punëdhënësi më i madh brenda kësaj kategorie, Nga ana tjetër, volumi më i lartë i qarkullimit të parave regjistrohet në Tregti, ku ndërmarrjet e huaja realizojnë 36.7% të shitjeve neto.

Në industrinë Nxjerrëse operojnë shtete të tjera jashtë Europës, ku rreth 87.4% e shitjeve neto në këtë sektor kontrollohen nga grupi i “Shteteve të tjera”, ku Kina luan rolin kryesor me 63.7% të peshës për shkak të koncesionit të nxjerrjes së naftës nga kompania Bankers. Në sektorët e tjerë si ndërtimi (58.5%), energjia (48.0%) dhe transporti (69.9%), kapitali nga BE-ja mbetet dominues.

Ndonëse shumica dërrmuese e ndërmarrjeve të huaja (rreth 86%) janë të vogla, me 1 deri në 9 të punësuar, ndikimi më i madh vjen nga ndërmarrjet e mëdha (mbi 250 të punësuar). Këto të fundit, ndonëse në numër të kufizuar vetëm 69 ndërmarrje, sigurojnë 38.6% të punësimit dhe 31.3% të shitjeve neto brenda gjithë kategorisë së bizneseve me kapital të huaj.

Sa i përket Investimeve Direkte (ID), stoku total në fund të vitit 2024 arriti shifrën mbresëlënëse prej 15,413.6 milionë euro. Vendet e BE-së zënë 55.2% të këtij stoku, por në nivel shtetesh individuale, Holanda (16.5%) dhe Zvicra (14.7%) kryesojnë listën e investitorëve më të mëdhenj në Shqipëri, duke dëshmuar për një portofol të diversifikuar investimesh që shtrihet përtej kufijve të fqinjëve tanë të drejtpërdrejtë./Monitor

Bie ritmi i hyrjes së bizneseve të huaja

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.