AKTUALITET
Bie zjarr në një banesë dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e kaluar një banesë dykatëshe në lagjen “16 Prilli”, në Fier. Bëhet me dije se flakët kanë përfshirë katin e dytë të banesës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht, nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.
Më pas zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe zjarri është vënë nën kontroll, duke shmangur përhapjen e flakëve në pjesën tjetër të objektit dhe në banesat përreth.
Shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike, megjithatë grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për të përcaktuar shkakun e saktë të ngjarjes dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
“Kemi mbetur tre jetimë”-letra e nipit të Selam Musait drejtuar Enver Hoxhës për nënën e burgosur

ERRU nis rishikimin e metodologjisë së tarifave të ujit, afati i aplikimeve shtyhet në nëntor

Shqipëria, në fund të Europës për trajtimin e ujërave të ndotura, mbulohet vetëm 12.6% e popullsisë

Gara e ekranit në 2025-n, tregu arrin 70 mln euro; “TV Klan” dhe “Top Channel” marrin 63%

Temperaturat deri në 38 gradë, parashikimi i motit për sot

E rëndë në Roskovec/ I biri po konfliktohej me një shtetas tjetër, 69-vjeçari vdes nga arresti kardiak

Mirditë/ Aksident në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje 38-vjeçari

Zbulohet skema sesi dy persona hakeruan Raiffeisen Bank duke i marrë 200 mijë euro klientëve





