Shpërthen vullkani “Mayo” në Filipine, shpallet gjendja e rrezikut, 300 mijë persona...
Një video dramatike ka kapur momentin kur vullkani Mayon në Filipine ka nxjerrë përsëri hi dhe llavë pas shpërthimit të...
Një video dramatike ka kapur momentin kur vullkani Mayon në Filipine ka nxjerrë përsëri hi dhe llavë pas shpërthimit të...
Oslo u kthye mbrëmjen e së martës në një festë të madhe për kombëtaren e Norvegjisë, e cila u rikthye në...
Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra, ndërsa ndaj saj ka dyshi...
Policia e Shtetit ka intensifikuar goditjen ndaj fenomenit të zjarrvënieve, duke raportuar bilancin e periudhës qershor-korrik 2026, ku 29 shte...
Njerëzit kanë më shumë të përbashkëta me këta grabitqarë elitarë të oqeanit sesa mendohet shpesh. A ka ...
Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK Kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv të funksionar&...
“Një zgjedhje shumë dinake”. Kështu e ka cilësuar Morena Corbellini, nëna e Aurora Tilës, rrëfimin e ish-të...
Donald Trump lëshoi kërcënime të reja për sulme ushtarake kundër Iranit të hënën, duke thënë se ...
Prej javësh, dhjetëra mijëra njerëz në Shqipëri kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai donte të p&...
Një tjetër ish-kryebashkiak socialist merret i pandehur nga SPAK. Fredi Kokoneshi, që ka drejtuar Divjakën akuzohet për shpërdo...

Policia e Shtetit ka intensifikuar goditjen ndaj fenomenit të zjarrvënieve, duke raportuar bilancin e periudhës qershor-korrik 2026, ku 29 shtetas kanë përfunduar në pranga ose nën hetim.
Sipas njoftimit zyrtar, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, aksionet e forcave të rendit çuan në arrestimin në flagrancë të dy personave dhe procedimin e një të treti, pas vatrave të regjistruara në Kavajë, Vorë dhe Mallakastër.
Në Kavajë u arrestua 51-vjeçari S.Ç., i cili ndërmori një zjarr për pastrimin e tokës së tij, duke shkaktuar djegien e kullotave dhe 300 pemëve frutore. Në Vorë, 43-vjeçari A.D. u vu në pranga pasi dogji një sipërfaqe toke të mbjellë me dru frutorë në pronësi të një tjetër shtetasi, ndërsa në Mallakastër nisi procedimi për 39-vjeçarin O.B., automjeti i të cilit shkaktoi shkëndija elektrike gjatë transportit të një makine tjetër, duke shkaktuar djegien e dhjetëra pemëve të arrës.
Autoritetet ftojnë publikun të denoncojë çdo rast të tentativës për zjarrvënie, duke garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë ligjor.
Njoftimi nga Policia e Shtetit:
"29 autorë të zjarrvënieve të arrestuar/ proceduar në qershor dhe në dy javët e para të korrikut. Vijojnë masat në terren dhe hetimet për parandalimin e zjarrvënieve, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që ndezin apo tentojnë të ndezin zjarre, duke dëmtuar sipërfaqe toke, bimësinë, pemëtarinë, pronën, shëndetin dhe jetën e qytetarëve.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë identifikuar dhe arrestuar në flagrancë 2 shtetas, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër, të dyshuar si autorë të 3 zjarrvënieve në Kavajë, Vorë dhe Mallakastër.
Gjatë muajit qershor dhe dy javëve të para të muajit korrik 2026, janë arrestuar/ proceduar 29 shtetas të dyshuar si autorë të zjarrvënieve.
Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe veprimeve operacionale të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit në qarqe, me objektiv vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të zjarrvënieve, u identifikuan 3 autorë të dyshuar në Kavajë, Vorë dhe Mallakastër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin S. Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Sterbeg, pasi, si pasojë e zjarrit që ndezi në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, u dëmtuan kullota në këtë fshat dhe 300 pemë (agrumesh dhe ullinjsh).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan shtetasin A. D., 43 vjeç, banues në fshatin Gjokaj, pasi, si pasojë e zjarrit që ndezi në sipërfaqen e tokës në pronësi të një shtetasi tjetër, u dogj një sipërfaqe toke në këtë fshat, e mbjellë me dru frutorë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin O. B., 39 vjeç, banues në fshatin Levan, pasi gjatë tërheqjes me karrotrecin që drejtonte të një automjeti të aksidentuar, janë shkaktuar shkëndija elektrike, të cilat janë përhapur dhe kanë djegur dhjetëra pemë arre në pronësi të një shtetasi, në fshatin Romës.
Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit apelon sërish ndaj të gjithë qytetarëve, fermerëve dhe pronarëve apo poseduesve të kullotave që, në asnjë rrethanë, të mos ndezin zjarr.
Gjithashtu, praktika e gabuar dhe penalisht e ndëshkueshme e djegies së mbeturinave në toka bujqësore ose kullota përbën rrezik për përhapjen e pakontrolluar të flakëve, si dhe për dëmtimin e pronës, shëndetit dhe jetës.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë menjëherë çdo shtetas që tenton të kryejë zjarrvënie, duke iu garantuar anonimat të sigurt, reagim të menjëhershëm dhe veprim në përputhje me ligjin.",njofton Policia.
“Një zgjedhje shumë dinake”. Kështu e ka cilësuar Morena Corbellini, nëna e Aurora Tilës, rrëfimin e ish-të...
Një aksident rrugor është regjistruar sot në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një i ri që po udh&...
Procesi gjyqësor ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polovinës, të akuzuar për atentatin e 1 nëntorit 2019 ndaj ish-prokurorit Arjan N...
Një tjetër ish-kryebashkiak socialist merret i pandehur nga SPAK. Fredi Kokoneshi, që ka drejtuar Divjakën akuzohet për shpërdo...
Më kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme zgjat me 3 muaj hetimet për tre vëllezërit Aleksandër, Kristi dhe Fation ...
Një vatër zjarri është aktivizuar mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” të qytetit të...
Është arrestuar autori i dyshuar i plagosjes së 22-vjeçarit, i cili u qëllua me thikë mbrëmjen e djeshme në lagjen &...
Arti dhe kultura fierake janë në zi pas ndarjes nga jeta të aktorit dhe humoristit të mirënjohur Todi Llupi, një prej figurave m...
Artur Shehu mund të jetë ndër të rrallët, në mos të vetmit, që ka marrë leje për ndërtim restoranti n&e...
Mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili u shpreh se “një nga problemet më themelore që ka sot Shqipëria është infertiliteti&...