Bilanc tragjik nga aksidenti në Rrugën e Kombit, shkon në dy numri i viktimave! Plagosen 5 persona

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur në Rruga e Kombit, në segmentin Rrëshen–Milot. Sipas informacioneve paraprak, një automjet me drejtues shtetasin Nikoll Prenga , 61 vjeç, është përplasur me një tjetër makinë që drejtohej nga shtetasi D. P., 30 vjeç. Përplasja ka qenë fatale, duke shkaktuar humbjen e jetës së dy personave.
Si pasojë e aksidentit, kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej automjeteve, shtetasi Nikoll Prenga , si dhe shtetasi Franush Palaj, rreth 57 vjeç, babai i drejtuesit tjetër.
Ndërkohë, janë plagosur drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi D. P., si dhe katër pasagjerë, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitali i Traumës për ndihmë mjekësore.
"Në Rrugën e Kombit, në segmentin Rrëshen–Milot, automjeti me drejtues shtetasin N. P., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 30 vjeç.
Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi N. P., si dhe shtetasi F. P., rreth 57 vjeç (babai i shtetasit D. P.)
Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi D. P., si dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore.
Lexo edhe
AKTUALITET
"Udhëtim të mbarë, engjëlli im i vogël"/ Të afërmit dhe miqtë i japin lamtumirën e fundit 19-vjeçares Myrto

Pjesë e një rrjeti droge në Itali, i riu shqiptar kapet duke shitur kokainë! E fshihte mallin në një përrua

Përgjysmojnë çmimin, pikat e grumbullimit fundosin fermerët e trangullit

Avokati i Popullit shkresë bashkisë së Tiranës: Jepni bonus qiraje për familjet e prekura nga zjarri tek kompleksi “Arlis”

Aksident zinxhir në Gjirokastër/ Kamioni përplas 5 automjete, plagosen dy persona

Ishin përjashtuar nga Kuvendi, Gjykata Administrative rrëzon masat disiplinore ndaj deputetëve të PD

Mësuesi ndërroi jetë pas përfundimit të mësimit, familjarët: Nuk e lanë të punonte në qytetin e lindjes sepse ishte demokrat!

Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, një viktimë dhe tre të plagosur rëndë





