Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
AKTUALITET

Bileta falas për të mbushur stadiumin? Shtohen akuzat dhe pretendimet për koncertin e Kanye West

P
Piranjat 8 July 2026, 22:58 · 2 min lexim
Bileta falas për të mbushur stadiumin? Shtohen akuzat dhe pretendimet

TIRANË- Polemikat rreth koncertit të reperit amerikan Kanye West në Tiranë vijojnë të shtohen, mes akuzave të opozitës dhe raportimeve në media për mënyrën se si po menaxhohet organizimi i eventit.

Sipas pretendimeve të ngritura publikisht, 4 milionë euro të akorduara nga fondi rezervë i buxhetit nga qeveria do të jenë përdorur për të garantuar zhvillimin e koncertit, mes shqetësimeve se një numër i konsiderueshëm biletash kishte mbetur i pashitur.

Bileta falas për të mbushur stadiumin? Shtohen akuzat dhe pretendimet

Referuar një raportimi të revistës Monitor, deri në fund të muajit maj ishin shitur rreth 25 mijë bileta, ndërsa ekzistonte rreziku që një pjesë e madhe e kapacitetit të arenës së ndërtuar në zonën e Kasharit të mbetej bosh.

Ndërkohë, në rrjetet sociale kanë qarkulluar mesazhe që pretendojnë se bileta falas po shpërndahen përmes institucioneve arsimore dhe administratës publike. Në disa raste, sipas këtyre pretendimeve, drejtues shkollash ua kanë ofruar biletat nxënësve si formë vlerësimi, ndërsa punonjës të administratës janë njoftuar për "lotari" për përfitimin e tyre.

Bileta falas për të mbushur stadiumin? Shtohen akuzat dhe pretendimet

Po ashtu, janë publikuar akuza se persona të njohur në rrjetet sociale janë kontaktuar me oferta bashkëpunimi, të lidhura me sigurimin e biletave për koncertin.

Nga ana tjetër, qeveria nuk ka konfirmuar zyrtarisht pretendimet se fondet publike janë përdorur për blerjen ose shpërndarjen e biletave, ndërsa zyrtarët kanë mbrojtur organizimin e koncertit si një aktivitet me ndikim kulturor dhe ekonomik. Debati mbi përdorimin e fondeve publike për organizimin e këtij eventi mbetet i hapur, ndërsa priten sqarime të mëtejshme nga institucionet përgjegjëse

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.