Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit
AKTUALITET

BIRN: Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit

P
Piranjat22 April 2026, 08:43 · 5 min lexim
BIRN: Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas

Edhe pse fytyra publike e projektit turistik në ishullin e Sazanit është dhëndri i presidentit amerikan, dokumentet e depozituara në QKB tregojnë se ai kontrollohet nga dy vëllezërit Al-Khayyat nga Katari dhe një rrjet i ndërlikuar korporativ me aksionerë të panjohur.

Një seri dokumentesh të reja të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit të martën zbulojnë një arkitekturë komplekse korporative pas projektit të shumëpërfolur për transformimin e ishullit të Sazanit në një resort luksoz – projekt ky i prezantuar nga dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Jared Kushner.

Ndërkohë që Kushner është fytyra publike e projektit, të dhënat e depozituara në QKB tregojnë se kompania zbatuese “Sazan Operations” e themeluar më 1 prill në Shqipëri kontrollohet në 100 për qind të aksioneve nga dy vëllezërit miliarderë, Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat, me bazën e bizneseve të tyre në Katar.

Pronësia ushtrohet megjithatë përmes një rrjeti prej 6 kompanish të huaja, të cilat zotërojnë njëra tjetrën në formë kaskade. Njëra prej kompanive të lidhura, “Blue Industries Investment Holding B.V.”, e regjistruar në Holandë, ka pesë aksionerë të panjohur shqiptarë, të cilët paketa prej 24% e aksioneve u mundëson që të mos shfaqen në regjistrin e përfituesve fundorë.

Gjithashtu, Mohamad Al-Khayyat rezulton i përfshirë në projektin e dytë të ndërtimit të një resorti në Zvërnec përmes degës shqiptare të kompanisë “Urbacon Trading and Contracting – Albanian Branch”.

Dokumentet e “Sazan Operations” u shfaqën në QKB në të njëjtën ditë me publikimin e vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike për shtyrjen e afatit të negocimit për projektin e ndërtimit të resortit në Sazan, për të cilin kompania “Atlantic Incubation Partners LLC” e lidhur me Kushner ka marrë statusin e investitorit strategjik nga qeveria shqiptare.

Vëllezërit Al-Khayyat janë emra të njohur në Lindjen e Mesme. Ata drejtojnë konglomeratin Power International Holding (PIH) me aktivitet në ndërtim, pasuri të paluajtshme, bujqësi dhe shëndetësi. PIH ishte një nga kontraktorët kryesorë në ndërtimin e infrastrukturës për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Një investigim i The New York Times, i publikuar më 19 Prill 2026, vuri në dukje lidhjen mes vëllezërve Al-Khayyat, të cilët janë me origjinë siriane, dhe Kushner si dhe anëtarëve të tjerë të familjes Trump.

Lidhur me investimet në Shqipëri, Ramez Al-Khayyat i ka konfirmuar NYT partneritetin me Kushner.

“Ne po investojmë në holding për t’u siguruar që të ketë kapital të mjaftueshëm. Pra, është një sipërmarrje e përbashkët mes dy kompanive, dhe në fakt ne po e menaxhojmë atë së bashku,” tha ai për New York Times.

Regjistrimi i kompanive të huaja dhe publikimi i të dhënave të tyre u bë thuajse në të njëjtën kohë me zbardhjen e një vendimi të ri të Komitetit të Investimeve Strategjike të 30 dhjetorit 2025, i cili zgjat afatet e planit të parashikuar për dhënien e statusit të investimit strategjik për ishullin e Sazanit.

Sipas vendimit, kostot për çminimin e Sazanit i kalojnë Ministrisë së Mbrojtjes.

Në pikën 5 të këtij vendimi, KIS ngarkon Ministrinë e Mbrojtjes që të kryejë pastrimin e ishullit nga “risku piroteknik”, mbetjet e municioneve luftarake nga koha e komunizmit. Pika më e rëndësishme e këtij vendimi është theksimi se kostot e këtij procesi “do të mbulohen nga vetë ministria”, ndërsa në vendimin e mëparshëm i liheshin investitorit.

Gjithashtu, vendimi i KIS i dha një afat prej 120 ditësh, me mundësi shtyrje edhe 120 ditë të tjera për të negociuar me investitorin. Regjistrimi i “Sazan Operations” në prill 2026, rreth katër muaj pas këtij vendimi, përkon fiks me këtë afat negociatash.

Në vendimin e KIS bëhet me dije se deri në dhjetor 2025 ishin zhvilluar 10 negociata mes palëve dhe se një pjesë e detyrave ishin realizuar. Megjithatë, vendimi i ri lë sërish të kuptohet se kompania nuk ka ende një plan dhe një studim fizibiliteti.

Sipas pikës 11, investitorit i kërkohet ndër të tjera: Plani i plotë i biznesit, studimi i plotë i fizibilitetit, një relacion shpjegues ku jepen arsyet e kërkesës për përfshirje shtetërore, projekti i plotë zhvillimor i infrastrukturës së brendshme dhe mënyra e lidhjes së saj me infrastrukturën e jashtme, si dhe të drejtat e përfitimet që i kalojnë shtetit./BIRN

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.