Bllokohen pagat e gjyqtarëve e prokurorëve/ Kërcënohet me gjyq e padi penale Ministria e Financave

Një përplasje e fortë institucionale ka shpërthyer mes trupës së magjistratëve dhe ekzekutivit. Përmes një deklarate të përbashkët, Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve denoncojnë bllokimin e paprecedentë të ekzekutimit të pagave për magjistratët, funksionarët dhe të gjithë personelin e administratës gjyqësore e të prokurorisë.
Përplasja buron nga zbatimi i Vendimit nr. 15 (datë 17.02.2026) të Gjykatës Kushtetuese, i cili përcaktoi formulën e re të përllogaritjes së pagës bazë të magjistratit me efekt prapaveprues nga 1 prilli 2023.
Pas përfundimit të afatit të caktuar nga Kushtetuesja pa ndërhyrje ligjore nga Kuvendi, dy organet qeverisëse të drejtësisë — KLGJ me Vendimin nr. 435 (datë 26.08.2026) dhe KLP me Vendimin nr. 144 (datë 28.08.2026) — miratuan pagën e re referuese dhe urdhëruan ekzekutimin e listëpagesave nga 1 gushti 2026.
Pavarësisht kësaj kornize të qartë ligjore, sot, më 2 shtator 2026, procesi është bllokuar në mënyrë administrative nga Drejtoria e Thesarit pranë Ministrisë së Financave.
Për më tepër, shoqatat denoncojnë një zbatim selektiv e të pajustifikueshëm: pagat e reja janë ekzekutuar vetëm në dy zyra prokurorie në të gjithë vendin, ndörsa për pjesën tjetër të sistemit mbeten të bllokuara.
Ky bllokim ka lënë pa rrogë edhe punonjësit e administratës gjyqësore e të prokurorisë, duke cenuar drejtpërdrejt funksionimin normal të institucioneve.
Shoqatat e konsiderojnë cenim të shtetit të së drejtës faktin që një vendim i formës së prerë i Kushtetueses mbetet pa efekt praktik.


Atyre i bëhet thirrje urgjente Ministrit të Financave dhe Thesarit të ndërhyjnë menjëherë, me paralajmërimin se në mungesë të zgjidhjes do të nisin ndjekjen e përgjegjësisë ligjore e penale për të gjithë zyrtarët përgjegjës.
Lexo edhe
AKTUALITET
Plani i fshehtë për të shpëtuar pushtetin, Gjokutaj: Mes dyshes Rama-Veliaj nuk ekziston asnjë luftë

Bardhi thirrje Gjykatës Kushtetuese: Shqyrtoni urgjentisht “Paketën e Maleve”

Dorëheqja e ministres Sala/ Gazetari Stafa: E paramenduar. Korrupsioni në shëndetësi kapilar

Zjarri del tërësisht jashtë kontrollit në Ulëz/ Shkrumbohen banesa dhe...

10 vite pa efektivin e FNSH-së! Kolegë e familjarë përkujtojnë Ardian Kodrën që u vra nga Qosja, djali i tij rrëqeth me dedikimin: Vajza ...





