Bllokohet 110 litra verë në Portin e Durrësit

Administrata Doganore e Portit të Durrësit ka bllokuar rreth 110 litra verë të paketuar në ambalazh tetra-pack, të konstatuara gjatë kontrollit të një autobusi në Port.
Mjeti u përzgjodh për kontroll pas sinjalizimit nga strukturat e monitorimit dhe iu nënshtrua fillimisht skanimit. Më pas, gjatë kontrollit të përbashkët të kryer nga strukturat e Antikontrabandës dhe Dega Doganore Durrës, në vijën e dytë të kontrollit, u evidentua sasia e padeklaruar e verës.
Në zbatim të legjislacionit doganor në fuqi, ndaj drejtuesit të mjetit u vendos masë administrative me gjobë në vlerën e trefishit të detyrimit doganor. Malli është sekuestruar dhe magazinuar, ndërsa mjeti mbahet në pritje të përllogaritjes së detyrimeve përkatëse dhe përfundimit të procedurave administrative.
Administrata Doganore mbetet e angazhuar në forcimin e kontrolleve dhe luftën kundër kontrabandës, me synim mbrojtjen e interesave financiare të shtetit dhe garantimin e zbatimit të legjislacionit doganor.
Lexo edhe
AKTUALITET
Aksident në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza

I akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos/ Ilir Selmanaj, në GJKKO nën masa të forta sigurie

SPAK jep pretencën për dosjen “Meta-Kryemadhi”, ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës

I dha telefonin Veliajt, ish-polici i Burgjeve në gjyq: Kishte shumë pushtet, foli me gruan dhe të vëllanë

Tjetërsimi i pronave në Durrës/ Gjykata konfirmon masat e sigurisë për të dyshuarit, 4 persona ende në kërkim

Detaje nga vrasja e Eglant Koçit/ Si u fsheh autori Armand Shakaj në Elbasan duke ndryshuar pamjen

Tjetërsimi i pronave në Durrës/ Gjykata konfirmon masat e sigurisë për të dyshuarit, 4 persona ende në kërkim

“Sy të nxirë e flokë të shkulur”/ Babai i 17-vjeçares së dhunuar: Policia nuk mori masa, mjekët i bënë një serum dhe e përcollën ...





