Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Bllokohet kamioni me 30 tonë misër/ Procedohet tregtari nga Kavaja

P
Piranjat25 March 2026, 14:13 · 1 min lexim
Bllokohet kamioni me 30 tonë misër/ Procedohet tregtari nga Kavaja

Policia e Fierit ka bllokuar një kamion të ngarkuar me 30 tonë misër, për shkak të mungesës së dokumentacionit të blerjes dhe tregtimit të mallit.

Aksioni është kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, të cilat referuan materialet në Prokurori.

Mësohet se tregtari e kishte blerë drithin nga fermerët në zonën e Sarandës dhe pritej ta hidhte në treg. Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e rastit po i ndjek organi vendor i akuzës.

“Nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh., 61 vjeç, banues në Kavajë, pasi nga kontrolli në automjetin që ai drejtonte, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, u konstatua se transportonte rreth 30 ton drithë (misër), pa faturë”, thuhet në njoftim.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.