Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
AKTUALITET

‘Bloomberg’: NATO mund të anulojë samitin në Shqipëri vitin që vjen

P
Piranjat 8 July 2026, 10:59 · 3 min lexim
‘Bloomberg’: NATO mund të anulojë samitin në

“NATO po shqyrton mundësinë të heqë dorë nga samiti i saj vjetor vitin e ardhshëm, pjesërisht për të ulur tensionet me presidentin amerikan Donald Trump, i cili e kritikon shpesh aleancën, dhe për të shmangur vëmendjen ndaj faktit se vendi pritës, Shsqipëria, është një nga anëtarët që shpenzon më pak për mbrojtjen”.

Kështu raporton agjencia e njohur Bloomberg.

Sipas personave të njohur me diskutimet, gjatë kësaj jave, ndërsa liderët e NATO-s janë mbledhur në Ankara, është intensifikuar debati për t’u larguar nga praktika e organizimit të samitit çdo vit.

Trump deklaroi se kishte ardhur në kryeqytetin turk vetëm për shkak të marrëdhënies së tij të ngushtë me presidentin Recep Tayyip Erdoğan, dhe e shfrytëzoi praninë e tij për ta nënçmuar edhe një herë aleancën ushtarake dhe për të vënë në dyshim rëndësinë e saj.

Sulmet e vazhdueshme të presidentit ndaj NATO-s kanë ngritur mundësinë që samiti i vitit të ardhshëm, i planifikuar të mbahet në Shqipëri, të shtyhet, në mënyrë që të mos krijohet edhe një tjetër skenë ku Trump të kritikojë publikisht aleatët, thanë burimet, të cilat folën në kushte anonimiteti për shkak të natyrës konfidenciale të diskutimeve.

Shqipëria ka qenë gjithashtu një nga vendet që ka shpenzuar më pak për mbrojtjen brenda NATO-s, duke mos arritur deri së fundmi angazhimin e kahershëm për të shpenzuar të paktën 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dëshiron të ruajë organizimin e samiteve çdo vit për ta mbajtur aleancën në qendër të agjendës ndërkombëtare dhe është përpjekur t’i bëjë përshtypje Trump-it duke theksuar rritjen e madhe të shpenzimeve ushtarake nga vendet aleate.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse kjo strategji po funksionon. Veçanërisht, deklarata përfundimtare e samitit të Ankarasë, të cilën liderët do ta miratojnë të mërkurën, nuk do të përmbajë asnjë referencë për samitin e ardhshëm, sipas një personi që ka dijeni për tekstin.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.