FoxNews: Goditje nga Washingtoni për qeverinë Rama, kongresmenët kërkojnë kufizime vizash për zyrtarët e korruptuar
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta e studentëve vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë marshuar në disa nga rru...
Autoriteti tatimor i Hungarisë ka bastisur disa lokacione dhe ka bërë arrestime. Bastisjet erdhën pas një raporti të 25 gushtit t&...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin e NBA-së, Kris Humphries, por vendosi të vaz...

Sipas informacioneve hetimore, Ervin Mata dyshohet se kishte konsoliduar lidhje me një nga organizatat më të fuqishme kriminale në Paraguaj, të cilat i siguronin jo vetëm mbrojtje, por edhe akses në rrjete të strukturuara të trafikut të drogës. Për këto veprimtari ai është nën akuzë nga SPAK, duke u konsideruar një nga figurat më të kërkuara të krimit të organizuar.
I njohur si “boli i kokainës”, Mata u vu në pranga në Brazil, pas një urdhri ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet shqiptare. Operacioni u realizua nga njësitë speciale braziliane, të cilat e kapën në zonat periferike të São Paulo-s.
Në momentin e ndalimit, ai kishte me vete disa dokumente identifikimi të falsifikuara, përfshirë pasaporta dhe karta identiteti, që i mundësonin të lëvizte lirshëm mes vendeve të Amerikës Latine. Sipas burimeve, arrestimi erdhi pas një hetimi të gjatë rreth dy vite, të zhvilluar në bashkëpunim me strukturat e Interpol-it.
Fillimisht, Mata tentoi të shmangte identifikimin duke paraqitur një pasaportë të rreme që e lidhte me Mbretërinë e Bashkuar, por kontrollet zbuluan mashtrimin. Ai u arrestua në Ilhabela, pasi shërbimet e inteligjencës kishin gjurmuar lëvizjet e tij drejt zonave bregdetare, duke përdorur rrugë alternative, përfshirë transportin detar.
Sipas dosjes hetimore, Mata dyshohet se ka koordinuar trafikimin e rreth 240 kilogramëve kokainë drejt Frankfurtit në Gjermani, në shtator të vitit 2020, në bashkëpunim me persona të tjerë.
Vendimi për arrestimin e tij parashikon njoftimin e menjëhershëm të institucioneve përkatëse, përfshirë organet gjyqësore, Ministrinë e Drejtësisë, Interpol-in dhe përfaqësitë diplomatike.
Autoritetet sekuestruan gjithashtu dokumente të tjera të falsifikuara, mes tyre një pasaportë bullgare, që përdorej për të maskuar identitetin dhe për të lëvizur nga një shtet në tjetrin.
Pas shpalljes në kërkim nga drejtësia shqiptare, Mata besohet se ishte vendosur në Amerikën Latine, ku lëvizte vazhdimisht duke përdorur identitete të rreme, kryesisht dokumente bullgare dhe paraguajane.
Në vitin 2023, ai u përfshi nga SPAK në një grup kriminal prej 11 personash, të dyshuar për trafik ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës. Hetimet tregojnë se Mata kishte rol kyç në organizimin e transportit të rreth 250 kilogramëve drogë nga Brazili drejt aeroportit të Frankfurtit.
Gjykata e Posaçme ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për akuzat e trafikimit të narkotikëve në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal dhe për pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Po ashtu, hetimet vijojnë edhe për përfshirjen e tij të mundshme në ngjarje të tjera kriminale në Shqipëri, ku grupi që ai dyshohet se i përkiste lidhet edhe me tentativa për vrasje dhe aktivitete të pastrimit të parave.
GJKKO ka pranuar kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj për t’u mbajtur jashtë kafazit në sallën e gjyqit gjatë zhvillim...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani, ku një emigrantë i paligjshëm shqiptar ka tentuar të përdhunonte nj&eu...
Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë për ngritjen e një rrjeti prostitucioni. Po ashtu janë vënë në heti...
Policia ka ndaluar sot një 26-vjeçari me inicialet V.M., banues në Pogradec, për shkelje të rregullave të qarkullimit rru...
Një qytetare ka ngritur shqetësimin për gjendjen alarmante të ndotjes në zonën e lumit në Laprakë, pranë Spitali ...
Një i moshuar është gjendur i pajetë në banesën e tij në Durrës. Policia njofton se viktima, shtetasi P. Rr., 76 vje&...
Sistemet online të shtetit janë jo funksionale dhe kjo po vijon të bëhet një situatë bllokuese në shumë sektorë. ...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për çështjen ndaj ish-shefit të pol...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar se një pjesë e konsiderueshme e rekomandimeve të lëna për Degën Doganore Tiranë...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30, në rrugën nacionale Fushë Krujë&n...