Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do blihen nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka njoftuar sot çmimet e reja të karburanteve, ku nafta do të blihet 207 lekë për litër, ndërsa benzina 174 lekë për litër.
Krahasuar me vendimin e një dite më parë, nafta është ulur me 8 lekë për litër, nga 215 në 207 lekë, ndërsa benzina është ulur me 4 lekë për litër, nga 178 në 174 lekë.
Bordi thekson se këto çmime do të jenë në fuqi në orën 13:00 deri në mbledhjen e ardhshme dhe u bën thirrje operatorëve të zbatojnë vendimin, duke paralajmëruar masa në rast shkeljesh.
Bordi i Transparencës në datë 15 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 207lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 195 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 174 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 162 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 ora 13.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.
SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë per llogaritjen e cmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.
Lexo edhe
AKTUALITET
U gjet i vdekur në një moçal/ Zbardhet vrasja e shqiptarit në Spanjë, shkak u bënë pazaret e drogës

Zjarri te “Arlis Shpk”/ Banorët: Ndërtime të dobëta dhe mungesë kontrolli, njerëzit hyjnë pa kolaudim

Kryeinspektori firmos dy urdhra: Ngrihet grupi i punës, të verifikohen shkaqet e rënies së zjarrit në kompleksin "Arlis"

Avokati Ndrecaj: Mungesa e Veliajt në gjyq, pengesë për zhvillimin e seancës! SPAK: Burgjet s’kanë marrë masa për njoftimin e tij

Në kërkim nga SPAK/ Kush është Mir Pepa, “Kazanova” që qëlloi me armë në mes të koncertit të ‘Cinco-s’





