Bordi i Transparenës nuk njeh kufi/ Rrit çmimin e naftës, shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e radhës, ku ka vendosur që çmimi i naftës të shkojë në 224 lekë për litër. Në vendim e marrë thuhet se çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil do të jetë jo më shumë se 224 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 212 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë do të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 3 ora 20.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Njoftimi:
Bordi i Transparencës në datë 3 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 224 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 212 lekë/litër. Kjo në zbatim të Aktit Normativ të miratuar sot, niveli i akcizës u ul 20 % ose e bashkë me TVSH ulja me 9.5 lek/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 3 ora 20.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Nuk do të fitojë asnjë sfidë”/ Selin habit Rogertin me veprimin në moment të fundit

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë/ Policia jep dataje: I kemi identifikuar dy autorët, po punojmë për kapjen e tyre

Denoncim nga Njësia Velabisht, Berat/ Rrugë e amortizuar vetëm 1.5 km nga qyteti (VIDEO)

"Meta i pafajshëm në aferën CEZ-DIA"/ Blushi: Përgjegjësi i vetëm për dëmin prej 479 mln euro të CEZ-it është kryeministri

Plagoset një grua në Kamëz, detajet e para





