Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Borë në pranverë, ja si pritet të jetë moti në fundjavë

P
Piranjat27 March 2026, 17:29 · 1 min lexim
Borë në pranverë, ja si pritet të jetë moti në

Fundjava në vend pritet të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, me temperatura të ulëta dhe reshje shiu e dëbore, të paktën edhe gjatë 24 orëve në vijim.

Sipas meteorologes Lajda Porja, një masë ajrore e ftohtë që ka zbritur nga Europa Veriore drejt asaj Qendrore ka përfshirë edhe rajonin e Ballkanit, duke sjellë reshje dëbore në shumë zona. Edhe pse situata mbetet e paqëndrueshme, intensiteti i reshjeve pritet të jetë më i ulët.

Reshjet do të jenë të pranishme kryesisht në pjesën lindore të Shqipërisë, ndërsa në zonat malore ato do të bien në formën e dëborës dhe do të vijojnë edhe gjatë ditës së shtunë. Ndërkohë, temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme, duke arritur në vlera negative. Të shtunën, ato pritet të luhaten nga 0 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa mëngjeset do të jenë të acarta.

Parashikimet tregojnë se dita e diel do të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike, me ndërprerje të reshjeve dhe stabilizim të motit. Edhe situata e erërave në zonat detare pritet të vijë drejt përmirësimit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.