Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Borxhet për faturat e OSHEE, stoku i detyrimeve të prapambetura arrin në 80.89 mld lekë

P
Piranjat 4 April 2026, 18:53 · 2 min lexim
Borxhet për faturat e OSHEE, stoku i detyrimeve të prapambetura arrin

Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rritje të lehtë gjatë vitit 2025, në raport me vitin 2024.

Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, vlera për detyrime të papaguara ndaj OSHEE nga klientët familjarë, institucionet shtetërore, ujësjellësit dhe bizneset deri në fund të muajit dhjetor 2025 arriti në 80.89 mld lekë, nga 80.43 mld lekë që ishte në fund të vitit 2024.

Ky ndryshim i nivelit të borxheve totale vjen si pasojë e uljes së detyrimeve të papaguara, nga bizneset dhe konsumatorët familjarë, ndërkohë që stoku i borxhit për institucionet shtetërore dhe klientëve jobuxhetorë, ku përfshihen ujësjellësit shënoi rritje.

Kështu, për kategorinë e bizneseve borxhi u ul në 9.49 mld lekë, nga 10.34 mld lekë që ishte në fund të vitit 2024, ndërsa për familjarët u ul në 45.16 mld lekë, nga 45.48 mld lekë.

Ndërkohë për institucionet shtetërore niveli i faturave të papaguara të energjisë në fund të dhjetorit 2025 arriti në 5.32 mld lekë, nga 5.05 mld lekë që ishte 1 vit më parë. Sa i takon kategorisë së jobuxhetorëve, detyrimet e prapambetura arritën në 20.91 mld lekë në fund të 2025-ës, nga 19.54 mld lekë që ishin në fund të vitit 2024./SCAN

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.