AKTUALITET

Bota në prag të luftës së tretë?/ Diplomati Bimo: Retorika bërthamore e liderve botërorë po e çon situatën drejt një pike pa kthim

Piranjat Përditësimi i fundit 11 January 2026, 18:56
Bota në prag të luftës së tretë?/ Diplomati Bimo:

Në një analizë të thelluar për emisionin “Syri i Botës”, ish-ambasadori dhe njohësi i gjeopolitikës Roland Bimo ka zbërthyer situatën aktuale ndërkombëtare, duke e krahasuar periudhën që po jeton sot bota me pragun e Luftës së Parë Botërore.

Në një intervistë për moderatoren Dori Daka, Bimo u shpreh se zhvillimet aktuale globale “ngjajnë si dy pika uji” me realitetin para vitit 1914. Sipas tij, kriza në Venezuelë, tensionet në Atlantikun e Veriut me të ashtuquajturën “flotë hije”, si dhe pikat e nxehta në zona të tjera të globit, përbëjnë elementë shumë të rrezikshëm që po sinkronizohen drejt një përplasjeje të madhe globale.

Megjithatë, Bimo thekson se dallimi kryesor nga periudha para Luftës së Parë Botërore është ekzistenca e armëve bërthamore, të cilat paradoksalisht përbëjnë një faktor frenues. “Sa tragjike që tingëllon, ekzistenca e armëve bërthamore është shpresa”, u shpreh ai, duke paralajmëruar se gjithsesi po shtohen sinjalet se palët e mëdha po kërkojnë supremaci përmes një goditjeje të parë bërthamore, çka do të ishte katastrofike.

 

 

Sipas ish-ambasadorit, përdorimi gjithnjë e më i shpeshtë i retorikës bërthamore nga politikanët është një zhvillim tejet negativ dhe alarmues. Ai e lidh rritjen e tensioneve edhe me krizën e pritshme ekonomike dhe financiare në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2026 dhe më tej, e cila mund të ndikojë drejtpërdrejt në stabilitetin global.

 

Bimo nënvizoi se SHBA dhe Rusia, si dy vendet me arsenalin më të madh bërthamor në botë, mbajnë përgjegjësinë më të madhe për garantimin e vazhdimësisë së jetës në Tokë. Sipas tij, pavarësisht provokimeve apo presioneve nga “skifterët” politikë në të dy kampet, asnjëra palë nuk duhet t’i lejojë vetes një konflikt të drejtpërdrejtë ushtarak.

Një tjetër pikë e fortë e analizës ishte ndarja gjithnjë e më e dukshme mes SHBA-së dhe Bashkimit Europian, të cilët historikisht kanë qenë shtyllat kryesore të stabilitetit global dhe të NATO-s. Sot, sipas Bimos, ato gjenden në anë të ndryshme të barrikadës, kryesisht për shkak të luftës në Ukrainë.

Ai theksoi gjithashtu se, ndryshe nga perceptimi i përgjithshëm, SHBA dhe Rusia sot kanë më shumë interesa të përbashkëta sesa në të kaluarën, ndërsa tensionet me Bashkimin Europian po thellohen. Bimo solli si shembull deklarata kontradiktore nga strategë rusë dhe zyrtarë europianë, që sipas tij tregojnë thellimin e përçarjeve në arkitekturën globale të sigurisë.

Në përfundim, ish-ambasadori kujtoi se historikisht, përjashtuar periudhën e Luftës së Ftohtë, marrëdhëniet SHBA–Rusi kanë qenë kryesisht pozitive, duke shtuar se tensionet aktuale janë të ndikuara jo vetëm nga faktorë ideologjikë, por edhe nga teori dhe doktrina gjeopolitike të trashëguara nga e kaluara.

Bimo:

Në raport me periudhën para luftës së parë botërore, periudhë e cila në të cilën ne po jetojmë, ngjason si dy pika uji. Pra, edhe çfarë ndodhi në Venezuelë, dhe çfarë ndodh në Atlantikun e Veriut me ato flotën hije apo dhe me pikat e nxehta në vende të tjera të globit, janë të gjitha ingrediente jashtëzakonisht të rëndësishme që tërheqin vëmendjen, që plotësojnë gjithë atë kuadrin e sinkronizimit të të gjithë elementëve për të çuar në një luftë botërore.

Por, ndryshimi në krahasim me para vitit 1914 është ekzistenca e armëve bërthamore. Ekzistenca e armëve bërthamore është shpresa, sa do tragjike që të duket, por është shpresa... por gjithmonë e më shumë ka shenja nga të dyja krahët që mundet të marrin, të arrijnë një supremaci me goditjen e parë, ta shkatërrojnë kundërshtarin me një goditje të parë, të armëve bërthamore, duke mos i lënë mundësinë që të përgjigjet.

Pra, rreziku i përdorimit të armëve bërthamore në retorikën e përditshme të politikanëve sa vjen e rritet, çka është një gjë jashtëzakonisht negative. Por gjithsesi, në raport me atë që sapo trajtuat juve, kriza në Venezuela, ajo çfarë po ndodh në Atlantikun e Veriut edhe e lidhur edhe me kriza të tjera, janë vërtet ingrediente jashtëzakonisht të rrezikshme të një situate, goxha afër luftës së tretë botërore, sidomos po ta shikojmë edhe në kontekstin e krizës goxha problematike, ekonomike, financiare nëpër të cilën do të kalojmë gjatë vitit 2026 dhe më tej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe, dhe Rusia janë të dy vendet me arsenalin më të madh të armëve bërthamore dhe janë vendet me përgjegjësinë dhe përgjegjshmërinë më të lartë në botë për të garantuar vazhdimësinë e jetës në tokë. Pra, janë ato përgjegjëse që nuk do të duhet t'i lejonin vetes që të hyjnë në një konflikt të armatosur me njëra-tjetrën, pavarësisht se sa të provokuara mund të jenë nga një drejtim apo në një drejtim tjetër, pavarësisht se çfarë mund t'ju thonë lobet brenda njëri-tjetrit, siç mund të jenë ato skifterët në Rusi apo skifterët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t'i shtyrë palët drejt një konflikti siç po bëjnë europianët, për ta tërhequr Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një luftë direkte me Rusinë për shkak të Ukrainës, një drejtim politik i gjërave që kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në strategjinë e tyre të sigurisë kombëtare, Rusinë e quajnë vend partner, me fjalë të tjera, ndërsa Bashkimin Europian dhe shtetet europiane i quajnë si vendet për të cilat do të duhet të punojnë që të ndryshojnë trajektoren politike të tyre. Pra, kjo është ajo zhvendosja e madhe të cilës ju aluduat edhe juve në hyrje të emisionit, çfarë po ndodh sot në botë në shkakierën e gjeopolitikës botërore.

Pra, ish-aleatët më të ngushtë që kanë qenë kontribuesit kryesorë të stabilitetit politik, ekonomik, ushtarak në botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, të organizuar të gjitha bashkë në NATO, sot janë në anë të ndryshme të barrikadës për shkak të konfliktit në Ukrainë apo dhe ndoshta dhe për shkaqe të tjera, të cilat nuk i dimë, por meqënëse po analizojmë marrëdhëniet Rusi-SHBA, sot Rusi-SHBA kanë shumë herë më tepër gjëra të përbashkëta nga ç'kanë pasur më përpara. Dhe ka një pikë shumë interesante kur një, të themi, politolog apo strateg rus thotë që problemi i botës është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të fuqishme dhe kur nga Bashkimi Europian, ministrja e jashtme, po i bie shkurt për të mos ja thënë gjithë titujt zonjës që luan funksionin e Ministrisë së Jashtme në Bashkimin Europian, thotë që problemi është që Rusia është shumë e madhe, duhet copëtuar Rusia. Kështu që në këtë këndvështrim të dy këto shtete do të përpiqen që të mbrojnë tërësinë territoriale të vendeve të tyre të kërcënuar nga konfliktet e ardhshme.

Po bëj një, të themi, një metaforë ndoshta të sforcuar, por për të thënë se sa bashkë mund të jenë të dy këto vende, kur vjen puna për të, për t'u përballur me situatën botërore në të cilën ndeshen. Tjetra që është jashtëzakonisht e rëndësishme është që historikisht, me përjashtim të periudhës mbas luftës së dytë botërore, kur Rusia bënte pjesë e Bashkimit Sovjetik dhe dominonte ideologjia komuniste, në të gjithë historinë e tyre, sidomos me formimin e, me, me lindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 1776, të dy vendet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia, kanë pasur marrëdhënie shumë të mira me njëra-tjetrën. Dhe ato kanë qenë të ndikuara negativisht, të themi qysh nga momenti kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë edhe kundër komunizmit në Bashkimin Sovjetik, por edhe pjesë e të ashtuquajturisë, të ashtuquajturës ideologji e gjeografit dhe politologut anglez, Halford Mackinder.
 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?