Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
AKTUALITET

Braçe kërkon hetim të plotë për pallatin e djegur dhe status për zjarrfikësit: Janë pa ujë e pa ushqim

P
Piranjat15 April 2026, 17:59 · 4 min lexim
Braçe kërkon hetim të plotë për pallatin e djegur dhe

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar sërish për zjarrin e rënë në pallatin 12-katësh pranë zonës së njohur si Farmacia 10 në Tiranë. Braçe bën thirrje për hetim të thelluar dhe përgjegjësi të plotë, si edhe kërkon rishikimin e statusit të punonjësve zjarrfikës.

Braçe thotë se ishte në vendngjarje, ku u njoh me kushtet e vështira në të cilat punojnë zjarrfikësit. Sipas tij, efektivët që shërbejnë 24 orë nuk kanë as ushqim të garantuar, në një kohë që siç thotë ai, ndahen lekë pa fund për një armatë nëpunësish shteti.

“Isha, qëndrova, pashë, dëgjova, mora shpjegime tek pallati i shkrumbuar dje! Dy gjëra kam për të thënë: E para, shkova për ti falënderuar e shprehur mirënjohjen e pafundme komandant Jonuz Muratajt dhe burrave të njësisë së tij, të gjithë zjarrfikës! Kuptova duke folur me t,a se mirënjohja nuk mjafton. I kemi lënë pa shumë shumë gjëra, natyrisht nuk janë materiale ato që mungojnë; janë të gjitha të domosdoshme për të lehtësuar dhe vlerësuar punën, mundin, sakrificën, jetën e vënë në rrezik për të shpëtuar jetë njerëzish të rrezikuar, siç dje.

A e dini që zjarrfikësit që shërbejnë 24 orë nuk marrin ushqim, nuk kanë kuote ushqimore?! Unë, për turp e mësova sot! ndajme leke pafund për një armatë nëpunësish shteti e nuk kujdesimi për këtë kategori shërbyesish publike që hidhen të shpëtojnë jetë njerëzish pa ushqim e pa ujë?! Gjëja e parë dhe themelore që duhet bërë është të rishihet statusi i tyre. Duhet një status krejtësisht tjetër për zjarrfikësit-ligjor, ekonomik, social dhe duhet bërë tani!”

Braçe kërkoi hetim të plotë dhe gjithëpërfshirës mbi të gjithë faktorët që mund të kenë ndikuar në përhapjen e flakëve, duke përfshirë projektin e ndërtimit, materialet e përdorura, devijimet nga leja, si dhe funksionimin e sistemeve të sigurisë, energjisë dhe fasadës.

“E dyta, pashë vetë dhe dëgjova shumë për kompleksin e banimit që u dogj dje; po shumë fare ama. Për respekt ndaj banorëve, të gjithë atyre që sakrifikuan jetën për të shpëtuar njerëz e prona dje, nuk fola aty para pallatit të bërë shkrumb! Por cilido që sheh e dëgjon siç unë dëgjova, nuk duhet të heshtë! Për një arsye: ky zjarr, kjo djegie deri në shkrumbim, nuk mund të normalizohet si “gjëra që ndodhin”! Jooooo! aty ka ndodhur krim, madje i përsëritur!

Ndaj kam një thirrje: Hetim i plotë dhe gjithpërfshirës, profesional ndaj çdo elementi me ndikim mbi përhapjen e zjarrit në këtë kompleks banimi-projekti, ndërtimi, devijimi nga projekti, materialet e ndërtimit, zbatimi i rregullave inxhinierike në ndërtim, legalizimi, sistemet e funksionaliteti i tyre-përfshirë sistemet e fasadës, energjisë, aspirimit, sigurisë nga zjarri, shitjet e ambienteve dhe destinacioni i tyre në përputhje me projektin! Çdo element ka ndikuar dje në përhapjen e zjarrit, djegien dhe rrezikimin e jetëve të njerëzve aty, gjithë të tjerëve që i ndihmuan dhe i shpëtuan duke rrezikuar pafund! E kam thënë dhe do e përsëris: Ky qytet, për shkak edhe të shtrenjtësisë në të, meriton standard krejt tjetër!”

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.