Denoncimi i Piranjave/ Braçe kërkon pajtim, biznesmeni që e paditi kërkon të vazhdojë gjykimi

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e SPAK.
Ai u pa duke hyrë në Prokurorinë e Posaçme me një dosje në duar, ku ka qëndruar për rreth një orë.
Ky denoncim është publikuar nga emisioni investigativ Piranjat, ku pas transmetimit të emisionit një padi për shpifje është ngritur ndaj Braçes nga biznesmeni Anduel Çekrezi.
Braçe ishte paraqitur edhe javën e kaluar në SPAK për të njëjtën çështje.
Konflikti lidhet me pretendimet për zaptimin e tokave të banorëve për ndërtimin e një parku fotovoltaik. Biznesmeni Çekrezi disponon dokumentacion të rregullt pronësie dhe toka në fjalë është blerë ligjërisht.
Është e habitshme si rrallëherë Braçe nuk ka bërë asnjë reagim dhe nuk flet më për këtë çështje që nga momenti që është paditur.
Duket se ai ka arritur të ndjejë se mundet të dënohet dhe mesa duket po kërkon të evitojë një dënim për shpifje, i cili do të ishte shumë i rëndë për të në këto momente që ka shprehur dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës./Piranjat News
Lexo edhe
AKTUALITET
Qendra shëndetësore në gjendje skandaloze, banori: Institucionet të ndërhyjnë!

Pastrimi masiv i parave të krimit/ Reportazhi tronditës i RAI-t: Klani Troplini-Doçi kontrollon portin e Durrësit

Dështon seanca e tretë në GJKKO/ Prokurori i SPAK akuza Erion Veliajt: Strategji për të zvarritur procesin

Prilli nis me reshje dëbore në juglindje, zbardhet Dardha e Korçës

EMRI/ Arrestohet 41-vjeçari me 10 kilogramë drogë! Sekuestrohet motobarka me të cilën do ta trafikonte





