AKTUALITET

Braho: Hetimi nga SPAK për korrupsionin të jetë për shifra mbi 50 mijë lekë

Piranjat Përditësimi i fundit 27 April 2026, 10:51

Braho: Hetimi nga SPAK për korrupsionin të jetë për shifra

Kreu i ri i SPAK, Klodian Brahoi bëri raportimin vjetor para KLP-së ditën e sotme, ku pas fjalës së tij nisi edhe seanca me pyetje-përgjigje nga anëtarët e Këshillit.

Braho u pyet në lidhje me ngarkesën e punës në Prokurorinë e Posaçme, nëse stafi i prokurorëve ishte i mjaftueshëm si dhe për fashën e ligjit për çështjet e korrupsionit, në lidhje me shifrën 50 mijë lekë.

Ai tha se kjo fashë duhet ndryshuar pasi rrit ngarkesën e çështjeve në SPAK, por do kërkonte më shumë kohë që të realizoheshin këto ndryshime, kurse për numrin e prokurorëve u shpreh se 20 janë të mjaftueshëm.

“Ngarkesa është e lartë, mendoj se do vijojë të rritet më tej, Mendoj se numri i prokurorëve është i mjaftueshëm, duke pasur parasysh sistemin në Shqipëri. Ajo që duhet të bëjmë është të gjejmë mënyrën e duhur për të vendosur prioritetet për çështjet në hetim dhe të rrisim punën me BKH, të rrisim nivelin profesional të hetuesve të BKH, që të lehtësohet puna e prokurorëve. Lajm i mirë është se së shpejti do nisim edhe rekrutimin edhe të 40 hetuesve të tjerë në BKH që do rrisë cilësinë e punës dhe hetimit. Ka nisur procesi i konkurrimi i 10 oficerëve të policisë gjyqësore, ka mbetur vetëm vetingu i tyre dhe do rrisë gjithashtu cilësinë dhe shpejtësinë e hetimeve. Kemi planifikuar të hapim edhe një konkurs tjetër për një numër tjetër të oficerëve gjyqësorë për vendet vakante që kemi”, tha Braho për çështjen e ngarkesës së dosjeve.

Kurse për korrupsionin pasiv dhe aktiv ai u shpreh se ishte dakord që të ndryshohej fasha e ryshfetit.

“Për sa i përket ndryshimeve ligjore unë nuk shoh diçka që është gabim në këtë moment që të ndryshohet, në mënyrë që të ulet ngarkesa e punës. Përveç diskutimeve që kemi bërë më parë, për disa lloj veprash penale, si korrupsioni pasiv dhe aktiv. Për procedimet ë kemi bërë më parë, korrupsioni aktiv dhe pasiv, mendoj se ajo fasha për 500 mijë lekë duhet parë, është proces që kërkon kohën e vetë, është shumë e vogël dhe rrit ngarkesën e çështjes, por duhet kohë dhe mund të bëhet më vonë. Edhe ajo për prokurimin është një shifër e vogël, por kërkojnë kohë për t’u realizuar ndryshimet”, tha kreu i SPAK.

Braho u pyet edhe për mënyrën se si rekrutohen hetuesit e BKH-së, teksa shpjegoi procedurën se ata janë nën vlerësim të vazhdueshëm nga një Komision i Posaçëm, periodik, për punën dhe profesionalizmin e tyre, teksa i nënshtrohen edhe poligrafit.

“Qasja që duhet të kenë hetuesit e BKH-së te hetimi. Që prej kohës kur janë rekrutuar, sepse janë rekrutuar në dy kohë hetuesit e BKH, i janë nënshtruar dhe janë duke iu nënshtruar vlerësimeve dy vjeçare të punës së tyre, vlerësimi i cili është në disa komponentë, duke përfshirë edhe poligrafit,  bëhet për ato vlerësimet profesionale dhe rezultatet e punës së tyre, të cilat bëhen nga një Komision i Posaçëm. Pra çdo hetues është nën vlerësim të vazhdueshëm”, tha Braho.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?