Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Braktisin fshatin prej rrugës, banorët e Mafsheqit të Krujës: Vështirësi për të arsimuar fëmijët

P
Piranjat26 July 2026, 20:39 · 1 min lexim
Braktisin fshatin prej rrugës, banorët e Mafsheqit të

Fshati i Mafsheqit, në malësinë e Krujës, ka burime të shumta natyrore dhe potencial për zhvillimin e turizmit, por sot përballet me një tjetër realitet, largimin e banorëve.

Amortizimi i rrugës që lidh fshatin me zonat përreth është kthyer në shqetësim kryesor për banorët, të cilët thonë se mungesa e infrastrukturës po i detyron të largohen.

Dikur ky fshat njihej për prodhimet e shumta bujqësore e blegtorale, ndërsa sot kanë mbetur vetëm pak familje që vazhdojnë të punojnë tokën dhe të mbajnë gjallë traditat e zonës. Banorët kujtojnë se fshati kishte shkollë dhe shërbime shëndetësore, ndërsa vitet e fundit fëmijët e paktë udhëtojnë drejt Krujës për t’u shkolluar.

“E kemi kërkuar disa herë, por nuk e ka marrë askush në konsideratë”, tha një banor.

Banorët thonë se investimi në rrugë do të ishte një mundësi jo vetëm për të frenuar braktisjen e fshatit, por edhe për të zhvilluar turizmin dhe ekonominë lokale. Ata kërkojnë ndërhyrje të shpejtë nga institucionet, që kjo zonë me bukuri të shumta të mos mbetet e harruar dhe e braktisur./Top Channel

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.