Brandi, heroi me katër putra i tërmetit të 26 nëntorit, përfundoi në ankand pas 9 vitesh shërbim në polici dhe e çuan në strehën e qenve endacakë

Në Shqipërinë e gjunjëzuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, vrapi dhe nuhatja e Brandit, qenit shpëtues që kërkonte mes gërmadhave, u kthye në një dritë shprese për këdo që me zemër të ngrirë priste një shenjë fryme nga rrënojat.
Brandi nuk e di se çfarë janë dekoratat pas asaj pune humane që po bën së bashku me punonjësin e policisë, një partner besnik që nuk i ndahet në çdo sekondë. Kur gjithçka mbaroi, ai u quajt publikisht “heroi me katër putra”.
Status i Policisë së Shtetit, datë 5 Dhjetor:“B randi – heroi me 4 putra i policisë, zbuloi personat e gjallë nën rrënojat e 6-katëshit në Durrës”.
Në fund të misionit, mënyra si i trajtojmë tregon shumë. Se si heronjtë që nuk flasin bien në harresë. Se si pas një jete në vijën e parë dhe në shërbim me besnikëri, në kapitullin e fundit nuk u jepet e njëjta besnikëri. Është momenti kur dalin në pension dhe stema nga qafa u hiqet. Për ta mbeten vetëm partnerët me uniformë përballë një ligji që ua lidh duart për t’i mbajtur.
Exclusive, me Anila Hoxhën, mëson se Brandi, qeni i misioneve K9 në Policinë e Shtetit, nuk e pati daljen nga policia ashtu siç e meritonte, si një hero që punoi në polici dhe që duhej duartrokitur. Partneri i tij, që ishte me të në çdo shërbim, nuk hesht duke i qëndruar besnik.
“Brandi ka qenë i stërvitur për kërkim-shpëtim dhe për kufoma, për njerëz të vdekur. U përfol shumë në media, në të gjitha. Është dorëzuar te qendra e bashkisë dhe të drejtën duhet ta kishim ne që ta merrnim, personi që e ka stërvitur, por nuk janë procedurat, janë rregullat me ligj që e merr i zoti. Kam shkuar, kam dashur ta marr me lekë si gjithë qytetarët e tjerë, jo se më duhej qen, por kam një lidhje shpirtërore me të. Të bënte një vdekje të lumtur, siç na kanë stërvitur amerikanët. Brandi bënte mrekullira, gjente numra.
Ai te kënetat shpëtoi familjen Lala, ku reagoi Brandi”, thotë punonjësi i policisë.
E vërteta është se Brandi, polici katërputrosh që mori pjesë në qindra aksione kërkimi, në krye të 9 viteve karrierë u nxor në ankand. Askush nuk e bleu.
Ligji nuk lejon që kontributi i tyre në zbulimin e ngarkesave me drogë, shpëtimin e njerëzve, arrestimin e të kërkuarve, nuhatjen e armëve dhe parave të fshehu
Lexo edhe
AKTUALITET
“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë shqiptare

“S’jemi korba e sorra duam mirëqenie jo dallavere. Urbanet janë pa kondicioner”, thirrja e protestuesit: Rama më diktator se Enver Hoxha,...

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Shqipëria e kërkonte për evazion fiskal dhe shmangie taksash, biznesmeni italian kapet në hotel

Prag tragjedie në plazhin e Shëngjinit! Nëna dhe djali i mitur rrezikojnë të mbyten, transportohen me urgjencë në spital





