Bregdeti i Velipojës mbushet me mbetje plastike, alarm mjedisor në Shkodër

Velipoja po përballet me një situatë alarmante mjedisore, pasi bregdeti është mbuluar nga tonelata mbetjesh plastike të sjella në brigjet e saj pas reshjeve të dendura dhe detit të trazuar të ditëve të fundit.
Gjatë ditës së hënë, në zonën bregdetare vërehet se disa biznese lokale kishin nisur procesin e pastrimit të rërës, duke ndërhyrë për largimin e mbeturinave të shumta të depozituara përgjatë vijës bregdetare.
Situata ka sjellë reagimin e shoqatave mjedisore, të cilat kanë njoftuar organizimin e një aksioni të gjerë pastrimi më 10 dhjetor, me fokus bregdetin e Velipojës.
Ndikimi i ndotjes që vjen nga territori shqiptar është ndjerë edhe jashtë kufijve. Ditë më parë, në Kroaci, në portin e vjetër të Dubrovnikut dhe plazhin Banje, janë konstatuar sasi të mëdha mbetjesh plastike të mbërritura nga Shqipëria, të identifikuara përmes etiketave dhe simboleve në ambalazhe.
Lexo edhe
SOCIALE
Të miturit në timon pushtojnë rrugët, policia “mbyll njërin sy”

Alarmi i OBSH: Infertiliteti prek një në gjashtë persona në botë

Jo nga qielli/ Përplasja mes institucioneve shtetërore përmbyti dhjetëra shtëpi dhe qindra hektarë tokë në Lezhë

Nga Vjosa te Drini, mbetjet minerare ndotin lumenjtë e Shqipërisë. Autoritetet mbyllin sytë!

Turistë koprracë, vijnë më shumë, por shpenzojnë më pak

Njoftimi i rëndësishëm për të gjithë ata që do të udhëtojnë nga Kakavija në Janinë

Plehrat nga Shqipëria ‘përmbytin’ Dubrovnikun/ ‘New York Times’: Ambasada shqiptare në SHBA nuk dha përgjigje

KLSH: 11 mijë të vdekur “morën” pension në Shqipëri





