Brenda muajit kalimi në tunelin e Llogarasë me pagesë! Ja sa do të jenë tarifat

Brenda këtij muaji pritet aplikimi i tarifave në Tunelin e Llogarasë, duke i dhënë fund periudhës së kalimit pa pagesë. Punimet për vendosjen e sistemit të pagesës kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa gjatë ditës së sotme janë zhvilluar testet e fundit për funksionimin e plotë të pajisjeve.
Kamerat e sigurisë, sistemet elektronike të kontrollit dhe infrastruktura mbështetëse po verifikohen për të garantuar një proces të rregullt në momentin e nisjes së tarifimit.
Pagesa do të nisë nga 100 lekë për motoçikletat dhe maksimumi do të jetë 5 mijë lekë për mjetet e tonazhit të rëndë. Për autoveturat tarifa e kalimit do të jetë 250 lekë, ose 500 lekë vajtje-ardhje, 500 lekë për mjete me karroceri, 1000 lekë për furgonë dhe autobusë.
Vendosja e tarifës pritet të shoqërohet me reagime nga qytetarët dhe udhëtarët, të cilët deri më tani e kanë përdorur tunelin pa pagesë. Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse do të ketë lehtësi apo karta të posaçme për banorët rezidentë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Pronarët e bizneseve të dëmtuara nga shpërthimi në Lezhë: Presim ndihmë nga shteti!

Avokati për të drejtat e njeriut paralajmëron për 'krizë integrimi' në Britani, pas shifrave shokuese për shqiptarët në burg

'Ishte aq i fuqishëm sa rashë nga krevati'/ Dëmet pas shpërthimit në Lezhë! Banori: Faji i qeverisë

INSTAT: Të rinjtë shkaktarët kryesorë të aksidenteve rrugore në vend

Vrasja e Ilaria Sulës nga i dashuri, prindërit: E përcollëm me fustan princeshe, duam drejtësi!

Kriza pas derës? Banka e Shqipërisë bleu 1 miliardë euro gjatë vitit 2025

EMRI/ Shpërthim tritoli në oborrin e banesës së 67 vjeçarit, detajet e para

Godina totalisht e shkatërruar! Detaje nga ngjarja në Lezhë, ja nga çfarë u shkaktua shpërthimi





