Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Bujqësia “dorëzohet”, eksportet e perimeve ranë me 33%, importet rriten 23% në dymujor

P
Piranjat 7 April 2026, 07:36 · 4 min lexim
Bujqësia “dorëzohet”, eksportet e perimeve ranë me

Prodhimi vendas bujqësor po kalon një situatë të vështirë këtë vit që është reflektuar në rënie të fortë të eksporteve dhe rritje domethënëse të importeve në dy muajt e parë janar-shkurt.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, prodhimi i zarzavateve ka pësuar goditje të fortë, teksa importet në sasi janë rritur me rreth 23%, duke arritur në 16,157 tonë. Nga ana tjetër, eksportet në sasi kanë rënë në mënyrë drastike me afro 34%.

E njëjta tendencë negative vërehet edhe në tregtinë e frutave, ku bilanci mbetet thellësisht deficitar. Gjatë kësaj periudhe, importet e frutave u rritën me mbi 21%, duke kapërcyer shifrën e 18,400 tonëve. Në krahun tjetër, aftësia eksportuese e vendit për këtë kategori u ul me rreth 27%, duke zbritur në vetëm 3,039 ton.

Ky është viti i parë ku eksportet bujqësore në sasi vijnë në rënie, duke shënuar një rekord të paprecedentë, teksa në anën tjetër importet janë zgjeruar me ritme shumë të larta.

Arsyeja kryesore e rënies së eksporteve lidhet me përmbytjet e mëdha të janarit që dëmtuar qindra sektorë sera dhe mbjellje në fushë, duke dëmtuar prodhimet e sezonit të dytë në prag vjelje dhe fidanishtet e sezonit të parë 2026.

Nga ana tjetër sektori bujqësor po vuan gjithnjë e më shumë nga braktisja e tokës dhe mungesa e krahut të punës për shkak të emigrimit të të rinjve nga zonat rurale. Kjo po sjell një tkurrje të sipërfaqeve të mbjella dhe ulje të prodhimit total, duke bërë që vendi të mos ketë teprica për eksport dhe të varet nga importet. Sakaq ndryshimet klimaterike me mot ekstrem si përmbytjet dhe thatësirat po bëhen gjithnjë e më shumë shkaktarë për dëmtimin e prodhimit.

Prodhimi bujqësor në periudhën janar-shkurt bazohet pothuajse totalisht në sera. Përmbytjet e tokave ku këto struktura ishin vendosur si në zonën e Myzeqesë apo Shkodrës kanë shkaktuar dëme të pariparueshme.

Për fermerët që i shpëtuan përmbytjes totale, kostoja për të shpëtuar çfarë mbeti u rrit ndjeshëm. Nevoja për pompa uji, pesticide shtesë për të luftuar lagështinë dhe tharja e serave u rrit. Te frutat, përmbytjet e zgjatura dëmtuan veçanërisht agrumeve që vilen në këtë periudhë.

Forcimi i monedhës vendase është duke ndikuar që produktet bujqësore shqiptare të bëhen më të shtrenjta për t’u blerë nga vendet e BE-së. Në të njëjtën kohë, kjo e bën importin e produkteve të huaja më të lirë për tregun tonë, duke inkurajuar tregtarët të sjellin mallra nga jashtë si psh nga Greqia apo Turqia) në vend që të grumbullojnë prodhimin vendas.

Të dhënat tregojnë se varësia e vendit tonë ndaj furnizimit me ushqime nga jashtë është rritur fort këtë vit, duke na ekspozuar ndaj çmimeve në rritje nga kriza e luftës./Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.