
Shporta e konsumit po rrit nga viti në vit varësinë ndaj importeve duke ekspozuar vendin më shumë ndaj krizave të jashtme. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në 3-mujorin e parë të vitit 2026 ushqimet e importuara u rriten në sasi me rreth 19 për qind.
Me ritme dyshifrore, me rreth 15% u shtuan edhe importet e zarzavateve dhe frutave të freskëta, duke vërtetuar faktin se kërkesa konsumatore po plotësohet gjithnjë e më shumë me importe.
Importet e zarzavateve u rritën me mbi 3,300 tonë në tremujorin e parë 2026, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë duke arritur në një total në mbi 25 mijë tonë. E njëjta tendencë është reflektuar edhe tek frutat, ku sasia e importuar u zgjerua me afro 3,900 tonë, duke kapur shifrën totale prej 29,700 tonësh.
Rritja e volumeve të importit për produktet bazë si frutat dhe zarzavatet dhe ushqimet në përgjithësi po diktohet veç të tjerash këtë vit edhe nga faktorët klimaterikë. Prodhimi vendas këtë vit u prek nga kushtet jo të favorshme atmosferike më shumë përmbytje dhe ngrica, duke ndikuar në reduktim të ndjeshëm të prodhimit.
Gjithashtu kërkesa nga turizmi vitet e fundit ka shërbyer si nxitës i kanaleve të importit dhe jo prodhimit vendas. Vizitorët e huaj gjatë sezonit po rrisin kërkesën për konsum përtej kapaciteteve aktuale të fermave, duke detyruar tregtarët t’i drejtohen importeve për të plotësuar nevojat e hoteleve dhe restoranteve.
Edhe riorganizimi i tregtisë me pakicë nga dyqanet e vogla në rrjete të mëdha të supermarketeve po nxit importet. Marketet e mëdha preferojnë kontrata me furnitorë të huaj që garantojnë sasi të qëndrueshme dhe standarde të unifikuara ambalazhimi përgjatë gjithë vitit, të cilat prodhimi i fragmentuar shqiptar nuk mundet ti siguroje.
Gjithashtu fermerët shqiptarë po përballen me një rritje galopante të kostove të inputeve, si farat, plehrat kimike dhe veçanërisht nafta. Ndryshe nga vendet e rajonit, subvencionet në vendin tonë mbeten ndër më të ulëtat, duke e bërë produktin vendas të shtrenjtë që në fermë. Kjo detyron tregtarët që, për të ruajtur marzhet e fitimit, të orientohen drejt importeve nga vende si Greqia, Turqia apo Egjipti, ku prodhimi është i industrializuar dhe i subvencionuar masivisht.
Bujqësia shqiptare po vuan nga emigrimi masiv i të popullsisë nga zonat rurale. Pakësimi i popullsisë në fshat dhe plakja e saj e kanë bërë shumë të vështirë prodhimin intensiv edhe në mungesë të mekanizimit. Kjo ka çuar në lënien djerrë të sipërfaqeve të tëra të tokës, duke krijuar një vakum në treg që po mbushet nga importi.
Rënia e vazhdueshme e euros ndaj lekut, gjithashtu ka shërbyer si një faktor favorizues për importet. Produktet që vijnë nga jashtë kushtojnë më lirë për t’u blerë nga tregtarët tanë, ndërkohë që produkti shqiptar që synon eksportin po humbet vlerë. Ky forcim i monedhës vendase ka vepruar si një subvencion indirekt për importin, duke e goditur dyfish prodhuesin shqiptar që nuk konkurron dot me çmimet e ulëta të huaja./Monitor
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
27 April07:37
Raporti vjetor/ Klodjan Braho do të raportojë sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, do të jetë sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të raportuar mbi raportin vje...
AKTUALITET
27 April07:21
Konsumi i naftës në kufijtë e Maqedonisë së Veriut trefishohet, 200 mijë litra në ditë blihen nga shqiptarët
Pikat kufitare të karburantit në Maqedoninë e Veriut kanë parë së fundmi një trefishim të shitjeve të karburantit, ...
AKTUALITET
27 April07:15
Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak mo...
AKTUALITET
26 April22:57
Dinamika e atentatit në Lezhë, gazetari: Çifti u fut në kurth nga dy...
Gazetari, Igli Çelmeta, ka treguar skemën e atentatit të së dielës në Lezhë, ku mbetën të vrarë në ma...
AKTUALITET
26 April22:31
Raporti vjetor i SPAK, Klodjan Braho raporton nesër para Këshillit të lartë të Prokurorisë
Kreu i SPAK, Klodjan Braho do të dalë të hënën para Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të rapor...
AKTUALITET
26 April22:22
Atentati me dy viktima në Lezhë, flet i afërmi: Nuk ka arsye të ketë qenë...
Pas informacioneve të para se shkaku i atentatit të sotëm në Balldren të Lezhës ndaj çiftit Mujeci, mund të ketë...
AKTUALITET
26 April22:19
I humbur prej 6 muajsh, gjendet i pajetë endacaku në Korçë
Një person i shpallur i humbur prej rreth 6 muajsh është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në zonën e Çardhakut, n&eu...
AKTUALITET
26 April22:16
Goditet grupi i drogës në Itali, arrestohen 28 shqiptarë, si funksiononte rrjeti
Autoritetet italiane kanë goditur një rrjet të strukturuar trafiku narkotikësh, duke arrestuar 28 shtetas shqiptarë rezidentë n&...
AKTUALITET
26 April21:57
Me kallashnikov në makinë pa targa/ Zbardhet skema e atentatit në Lezhë, dyshohet për dy autorë
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin e ndodhur këtë të diel në zonën e Balldrenit, në ...