Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
AKTUALITET

Bujqësia në krizë pa mbarim/ Qeveria pranon dështimin e skemës së kreditimit

P
Piranjat 1 July 2026, 10:19 · 4 min lexim
Bujqësia në krizë pa mbarim/ Qeveria pranon dështimin e

Qeveria ka pranuar zyrtarisht dështimin e skemës së shumë trumbetuar për kreditimin e bujqësisë. Një ditë më parë, Këshilli i Ministrave ndryshoi vendimin duke e hapur garancinë shtetërore për nxitjen e kreditimit të bujqësisë për të gjitha bizneset e vogla dhe të mesme pavarësisht sektorit ku operojnë.

"Miratimin e linjës së garancisë shtetërore të huas, në vlerën 5 miliardë lekë, për garantimin e huamarrjes së ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, pavarësisht sektorit të veprimtarisë së tyre ekonomike si dhe fermerëve të regjistruar e të pajisur me certifikatën e NIPT-it të fermerit, që ushtrojnë veprimtari në sektorin e bujqësisë,” thuhet në vendimin e qeverisë.

Pavarësisht se qeveria vuri në dispozicion të bankave garanci buxhetore nëse ato kreditonin fermerët si dhe mori përsipër subvencionimin e interesave, sërish kredia për bujqësinë nuk u rrit duke e lënë sektorin të nënfinancuar dhe në një krizë të stërgjatë me rënie për disa vjet rresht.

Bujqësia në krizë pa mbarim/ Qeveria pranon dështimin e

Skema

Në shkurt të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama shpalli së bashku me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë një skemë, që sipas tij do të ishte një histori e madhe suksesi për mbështetjen e bujqësisë.

Bëhej fjalë për çeljen e një linje financimi me garanci sovrane, ku fermerët do të merrni kredi me interes 2 për qind nga bankat dhe shteti do të garantonte deri në 70 për qind të principalit.

"Sot e kurorëzojmë në mënyrën më inkurajuese dhe më optimiste, me vendimin e BSH për të hapur një linjë të re financimi me fokus te bujqësia dhe marrëveshjes mes bankës qendrore dhe të nivelit të dytë, në funksion të projekteve. Ky është një hop cilësor, shumë premtues për sektorin dhe vendin," tha Rama.

Sipas planit të lajmëruar nga shefi i qeverisë, linja e kredisë do ishte deri në 250 milionë euro. Vendimi i qeverisë për çeljen e skemës u miratua në korrik.

"Kredia është fantastike me 2%, kredi me 2% është vërtet fantastike me 70% të garancisë mbi kolateralin, që është diçka shumë e vlefshme për ju," tha kryeministri me entuziazëm të madh duke shtuar se ky instrument mund të arrinte deri në 1 miliardë euro.

Por fjalët e shefit të qeverisë i mori era shpejt, ashtu siç ndodh shpesh me premtimet bombastike. Skema dështoi.

Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në harkun kohor të një viti kredia për bujqësinë u rrit me vetëm 7 milionë euro, duke arritur në rreth 70 milionë euro. Ndërsa përrallat me 1 miliardë euro, që kryeministri u tregoi fermerëve gjatë fushatës elektorale, rezultuan kallp.

Përballë këtij dështimi qeveria ka vendosur ta hapë skemën për të gjitha bizneset e vogla dhe të mesme, duke u dhënë të drejtën të marrin kredi ndërmarrjeve nga çdo sektor i ekonomisë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.