Protesta e studentëve/ Vijon bojkoti i mësimit në Universitetin e Korçës
Bojkoti i mësimit në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë pritet të vijojë, pasi shumica e studentë...
Bojkoti i mësimit në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë pritet të vijojë, pasi shumica e studentë...
Një grup koordinatorësh të protestave dhe anëtarë të diasporës shqiptare në Austri zhvilluan sot një sërë...
Qendra Kombëtare e Biznesit ka anuluar vendimin për regjistrimin e shitjes së 47 për qind të aksioneve në Aeroportin e Vlor...
Policia ka kryer një kontroll në shtëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, ku ka gjetur dhe konfiskuar armë...
Gjykata ka vendosur lirimin nga qelia të 12 protestuesve të arrestuar në kuadër të protestave të zhvilluara ditët e fundit n&...
Numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri ka vijuar të rritet gjatë vitit 2026, duke arritur në 1,090 aksidente në periudhën ja...
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për datën 3 nëntor seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dh...
Bojkoti i mësimit në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë pritet të vijojë, pasi shumica e studentë...
Tirana përqendron rreth 35% të mjeteve rrugore aktive në Shqipëri, ndërsa numri i automjeteve që regjistrohen në kryeqytet vi...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja me armë zjarri në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku mbeti i plagosur këngëtari Tau...

Tregu i apartamenteve turistike po vijon zgjerimin me ritme të larta, por të dhënat më të fundit të AirDNA (kompani e analizës së të dhënave për qiratë afatshkurtra, si ato në platformat Airbnb dhe Vrbo) tregojnë se oferta po rritet më shpejt se kërkesa, një zhvillim që po reflektohet në ngadalësimin e rritjes së çmimeve dhe në zbutjen e normave të zënies.
Gjatë 12 muajve të fundit deri në mars 2026, Shqipëria regjistroi mesatarisht afro 27 mijë njësi aktive në platformat Airbnb dhe Vrbo (Vacation Rentals by Oëner =Qira Pushimesh nga Pronari), duke shënuar rritjen më të lartë vjetore të ofertës ndër vendet e Ballkanit, me 19%.
Tregu ka kaluar një transformim të shpejtë krahasuar me vitin 2019, kur numri i listimeve ishte nën 6 mijë. Sipas AirDNA, periudha pas pandemisë u karakterizua nga rritje të forta si të kërkesës ashtu edhe të ofertës, me valë të reja hyrjesh në treg gjatë viteve 2022-2023 dhe sërish gjatë 2024-2025.
Kërkesa për net qëndrimi vijon të rritet. Gjatë vitit të fundit ajo u zgjerua me 18% në krahasim me një vit më parë, ndërsa të ardhurat e gjeneruara nga sektori arritën në 133.7 milionë euro, me rritje vjetore prej 19%.
Megjithatë, ritmi i zgjerimit të ofertës ka filluar të tejkalojë atë të kërkesës. AirDNA vëren se kjo prirje ka ndikuar në ecurinë e treguesve kryesorë të performancës.
Norma mesatare e zënies arriti në 54% gjatë 12 muajve të fundit, krahasuar me 43% para pandemisë, por rritja vjetore e këtij treguesi është ngadalësuar dhe në disa periudha ka kaluar në territor negativ.
Në të njëjtën kohë, çmimi mesatar ditor (ADR) u ngjit në 57 euro për natë, mbi 50% më i lartë se niveli para pandemisë. Megjithatë, gjatë vitit të fundit rritja e çmimeve ishte vetëm 1% në raport me një vit më parë.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se tregu shqiptar mbetet në mënyrë të theksuar sezonal. Në vitin 2025, kërkesa e muajit shkurt përfaqësonte vetëm 28% të nivelit të korrikut dhe 23% të nivelit të gushtit, muajt me aktivitetin më të lartë turistik.
Sipas AirDNA, Shqipëria mbetet një nga tregjet me zgjerimin më të shpejtë të akomodimit afatshkurtër në rajon, ndërsa oferta e re vijon të hyjë në treg pas rritjes së vazhdueshme të kërkesës në vitet e fundit./ Monitor
Numri i pronave të shitura nga subjektet e vrojtuara prej Bankës së Shqipërisë pësoi rënie në gjysmën e dytë...
Nga Agim Nesho Protesta qytetare e njerëzve të lirë në Shqipëri është një protestë thellësisht politike, ku...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.7 lekë, në shitje me 82.7 lekë. Euro do të blihet me 94...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellë...
Reperi shqiptar me famë botërore Larry Gashi me origjinë nga Kosova i zhvendosur në Amerikë ka bërë një reagim të...
Festivali i përvitshëm UNUM Festival, që zhvillohet në Shëngjin të Lezhës, ka nisur në mënyrën m&eum...
Me flamuj kuq e zi, me pankarta të ndryshme e thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, protestuesit kanë marshuar në rrug&eum...
Valës së protestave kundër projektit të investimit në Zvërnec dhe politikave të qeverisë shqiptare i janë bashkua...
Ka përfunduar protesta e tetë radhazi e zhvilluar përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku qytetarë dhe aktivistë janë...
Analisti Lubonja iu bashkua protestës së qytetarëve, duke deklaruar se pjesëmarrësit, pavarësisht bindjeve i bashkon kundër...