AKTUALITET

Buxheti 2026 në duart e Ballukut-Ola Xama: Miliona euro për zyrtarë me akuza penale

Piranjat Përditësimi i fundit 17 December 2025, 16:41

Buxheti 2026 në duart e Ballukut-Ola Xama: Miliona euro për

Gazetarja Ola Xama ka reaguar publikisht mbi listën e investimeve publike për vitin 2026, duke ngritur shqetësime serioze mbi mënyrën se si do të menaxhohen fondet më të mëdha kapitale të buxhetit të shtetit nga institucione dhe zyrtarë që ndodhen nën hetim penal.

Sipas të dhënave të buxhetit, për vitin 2026 parashikohen 1.26 miliardë euro shpenzime kapitale, ku gjysma e këtij fondi, 562 milionë euro, i është alokuar, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, institucioni që përfiton vlerën më të madhe të prokurimeve, me drejtuese Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur me akuzën “shkelje e barazisë në tendera”.
Institucioni i dytë me peshën më të madhe të shpenzimeve është Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH), me 197 milionë euro shpenzime të planifikuara për vitin 2026 dhe me një vlerë totale projektesh prej 808 milionë eurosh. Disa procedura prokurimi të këtij institucioni janë aktualisht nën hetim nga SPAK.

Agjencia e tretë me nivelin më të lartë të shpenzimeve kapitale është Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), me 67 milionë euro të planifikuara për vitin 2026 dhe projekte me vlerë totale 256 milionë euro. Drejtuesja e këtij institucioni ndodhet në arrest shtëpie, e akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “grup të strukturuar kriminal”.

Buxheti 2026 në duart e Ballukut-Ola Xama: Miliona euro për

Reagimi:

Kjo është lista e investimeve publike. Tabela përmban të gjithë shpenzimet që prokurohen dhe nuk lidhen me zëra të tjerë buxhetorë siç janë pagat, pensionet, subvencione etj. Për vitin 2026 vlera totale e shpenzimeve kapitale është 1.26 miliard euro. Gjysma e këtij fondi, 562 milion euro, është vënë në dispozicion të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Titullari i këtij institucioni është marrë i pandehur me akuzën “shkelje e barazisë në tendera”.

Institucioni i dytë që ka vlerën më të madhe të prokurimeve është Fondi Shqiptar i Zhvillimit me 197 milion euro shpenzime të planfikuara për vitin e ardhshëm, dhe me vlerë totale projektesh 808 milion euro. Disa procedura prokurimi të këtij institucioni janë duke u hetuar nga SPAK, ndërsa ish-kreu i FSHZH është marrë zyrtarisht nën hetim për manipulim të garës në një tjetër procedurë kur ka qënë drejtues i KESH. Aktualisht drejton Bashkinë Shkodër.

Agjencia e tretë që ka vlerën më të madhe të prokurimeve është ajo e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) me shpenzime kapitale 67 milion euro për vitin 2026 dhe vlerë projektesh 256 milion euro. Drejtuesja e këtij institucioni është në arrest shtëpie për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “grup të strukturuar kriminal”.
Të gjithë zyrtarët në fjalë janë në detyrë dhe do të marrin vendime për menaxhimin e parave publike, të cilat përbëjnë shumicën e shpenzimeve kapitale të buxhetit.

Pyetja që lind është se si ka mundësi që e gjithë struktura e zyrtarëve që menaxhojnë interesat më të mëdha ekonomikë është e kriminalizuar?
A ka ndonjë përgjegjësi për këtë situatë kryeminsitri?
Po Partia Socialiste që është votëbesuar nga shqiptarët a ka përgjegjësi? Si ka mundësi që nuk ka asnjë kritik brenda kësaj force për të kërkuar llogari mbi mënyrën se si po qeveriset vendi?

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?