Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
AKTUALITET

Call Center-i pirat i zhvati 30 mln euro europianëve, Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra kapën nga 4 mln euro secili

P
Piranjat16 April 2026, 13:59 · 2 min lexim
Call Center-i pirat i zhvati 30 mln euro europianëve, Mateo Hoxha dhe Tedi

Pesë prej të arrestuarve në kuadër të operacionit kundër disa Call Center-ave në Tiranë janë paraqitur sot për t’u njohur me masat e sigurisë, ndërsa hetimet hedhin dritë mbi një skemë mashtrimi me përmasa ndërkombëtare.

Sipas dosjes hetimore, rasti është referuar nga autoritetet austriake që në vitin 2024, pas evidentimit të mashtrimit të mijëra qytetarëve në Austri, me një dëm të përgjithshëm që dyshohet të kalojë 30 milionë euro.

Hetimet tregojnë se aktiviteti i paligjshëm është zhvilluar përmes platformave online ALPHASCRYPTO, CAPITALMARKET24 dhe GOLDCAPITAL24, të cilat dyshohet se kanë mashtruar qytetarë në Vjenë dhe qytete të tjera, gjatë periudhës qershor 2023 deri në korrik 2024.

Sipas skemës, viktimat josheheshin përmes reklamave të rreme, shpesh të lidhura me figura të njohura publike, dhe më pas bindeshin të investonin në platforma që në realitet nuk ekzistonin. Paratë e transferuara kalonin në një rrjet të strukturuar për pastrim parash.

Nga hetimet rezulton se një pjesë e konsiderueshme e fondeve, rreth 8 milionë dollarë, është konvertuar në kriptovaluta. Autoritetet austriake kanë identifikuar si përfitues fundorë të këtyre fondeve dy shtetas shqiptarë.

Sipas të dhënave, Mateo Hoxha dyshohet të ketë përfituar rreth 3.2 milionë dollarë, ndërsa Tedi Agastra rreth 4.8 milionë dollarë nga kjo skemë mashtrimi.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrjetin dhe për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet./Skyweb

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.