Një burrë që pretendon se këshillat mjekësore të marra nga ChatGPT e çuan në prag të vdekjes ka paditur OpenAI, kompaninë që qëndron pas chatbot-it të njohur me inteligjencë artificiale, si edhe themeluesin e saj, Sam Altman.
Padia është ngritur nga Scott Winters, një pastor 55-vjeçar nga Florida, i cili pretendon se ChatGPT e këshilloi vazhdimisht të mos kërkonte ndihmë mjekësore, pavarësisht simptomave që po përjetonte, pak para se të pësonte një emboli pulmonare që rrezikoi jetën e tij.
Sipas padisë, ChatGPT e diagnostikoi në mënyrë të përsëritur dhe këmbëngulëse gabimisht, duke u mbështetur edhe në bisedat e mëparshme mbi fenë për ta siguruar se do të shërohej.
Ndrkohë OpenAI reagoi përmes zëdhënësit Drew Pusateri, i cili deklaroi për CBS News se “ChatGPT nuk është mjek dhe nuk duhet të përdoret kurrë si zëvendësim për kujdesin mjekësor, diagnozën apo trajtimin.”
Ai shtoi se është e zakonshme që njerëzit të kërkojnë informacione shëndetësore në internet, por se inteligjenca artificiale mund të ndihmojë vetëm për të gjetur përgjigje më të qarta, për të organizuar pyetjet dhe për t’u përgatitur për konsultat me profesionistët e shëndetësisë.
Padia, e depozituar më 21 korrik në Gjykatën e Lartë të Qarkut të San Franciskos, përshkruan se Winters ishte përdorues i rregullt i ChatGPT dhe kishte filluar të mbështetej tek ai edhe për çështje shëndetësore, duke refuzuar kërkesat e familjarëve dhe miqve për të shkuar në spital.
Disa javë përpara se të sëmurej rëndë, ai i kishte kërkuar ChatGPT këshilla për marramendje të përsëritura dhe luhatje të tensionit të gjakut.
Sipas padisë, në një nga përgjigjet chatbot-i e kishte këshilluar të vazhdonte të qëndronte në kolltukun ku kalonte pjesën më të madhe të kohës për shkak të problemeve shëndetësore.
Dokumentet gjyqësore thonë se më vonë Winters pësoi një emboli pulmonare masive, e shkaktuar nga mpiksje të shumta gjaku në të dy mushkëritë, e cila e çoi në prag të vdekjes. Mjekët, sipas padisë, i thanë se gjendja kishte gjasa të ishte shkaktuar nga mungesa e lëvizjes.
Pamjet e bashkëbisedimeve të përfshira në padi tregojnë se ChatGPT kombinonte këshillat shëndetësore me referenca ndaj besimit të tij të krishterë. Sipas padisë, chatbot-i i kishte shkruar: “Zoti nuk e krijoi trupin tënd për të dështuar pafundësisht”, si edhe: “Zoti ende po e mban trupin tënd së bashku, çdo rrahje zemre dhe çdo frymëmarrje, edhe kur ndihesh në prag.”
Avokatët e Winters pretendojnë se natyra pajtuese e ChatGPT, toni autoritar dhe përdorimi i bindjeve të tij fetare krijuan një varësi të rrezikshme ndaj platformës.
Sipas tyre, kjo ndikoi që ai të humbiste aftësinë për të marrë vendime të shëndosha, ta izolonte nga familjarët që i kërkonin të shkonte te mjeku dhe ta bindte se kërkimi i ndihmës mjekësore ishte i panevojshëm, madje potencialisht i rrezikshëm.
Padia e përshkruan Winters si një person vulnerabël, i cili për shkak të varësisë nga ChatGPT humbi shtëpinë dhe karrierën, ndërsa tani përballet me vite rehabilitimi fizik dhe psikologjik.
Ai kërkon dëmshpërblim financiar dhe që gjykata të detyrojë OpenAI të vendosë masa mbrojtëse të arsyeshme për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.
Ndërkohë, kushtet e përdorimit të ChatGPT theksojnë se platforma nuk duhet të konsiderohet si burimi i vetëm i së vërtetës, veçanërisht kur bëhet fjalë për vendime me ndikim të rëndësishëm, si ato mjekësore, ligjore, financiare, të punësimit apo të sigurimeve.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
23 Korrik22:04
Flamingoja, simboli i ri i rezistencës? Euractiv: Të Gjelbrit shohin te Shqipëria një kauzë europiane
Të Gjelbrit po ndjekin traditën e tyre të hershme për të përdorur kafshët si mënyrë për të përcjell&...
AKTUALITET
23 Korrik21:37
“Dilni në protestë dhe largoni frikën”/ Pedagogu Lush Susaj: Politika të qëndrojë larg protestës, korrupsioni ka vështirësuar jetën
Petagogu Lush Susaj i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të dalin të protestë dhe të largojnë...
AKTUALITET
23 Korrik21:17
“Fitorja është afër, mos e lëshoni frontin!”/ Ish-oficeri i Policisë së Shtetit: Kësaj klike do t’ia hapim varrin me gjilpërë
Ish-oficeri i Policisë së Shtetit, Krenar Ahmeti ka deklaruar ditën e sotme se fitorja e dalë nga protesta është aafër. Duke ...
AKTUALITET
23 Korrik21:10
Furtuna dhe reshje intensive nesër, policia apel: Mos dilni në det, kujdes maksimal në rrugë
Ditën e nesërme (e premte) vendi ynë pritet të përfshihet nga një mot shumë i paqëndrueshëm, me furtuna dhe rreshje...
AKTUALITET
23 Korrik20:52
“Taulant Balla, i ke bërë llogaritë gabim me popullin”/ Qytetari: SPAK ta marrë nën akuzë ose të vërtetojë se ne jemi terroristë
Një aktivist ka kërkuar që SPAK të marrë nën hetim Taulant Ballën, pasi ai i ka akuzuar protestuesit duke i quajtur terrorist...
AKTUALITET
23 Korrik20:38
Pas stuhisë, rikthehet plazhi në Vlorë, pushuesit rikthehen në Lungomare dhe bregdet
Era e fortë që përfshiu qytetin e Vlorës një ditë më parë shkaktoi probleme kryesisht përgjatë zonës s&eu...
AKTUALITET
23 Korrik20:30
4 shqiptarë dhe miku i tyre britanik dënohen me 10 vite burg, kishin ngritur një strukturë të sofistikuar kriminale në shpërndarjen e drogës
Anëtarët e një grupi të krimit të organizuar janë dënuar pas një hetimi kompleks policor mbi një rrjet droge në...
AKTUALITET
23 Korrik20:11
Dita e 54-t e protestës kundër Ramës! Pankarta me ironi dhe mesazhe politike: Nga “matematika e Zenqinës” te thirrjet kundër klasës së vjetër
Me pankarta, parulla dhe mesazhe plot ironi, qytetarët u mblodhën edhe këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbej”, p&eu...
AKTUALITET
23 Korrik19:55
EMRI/ Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda
Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Një person, i identifikuar si Santiago ...