FoxNews: Goditje nga Washingtoni për qeverinë Rama, kongresmenët kërkojnë kufizime vizash për zyrtarët e korruptuar
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta e studentëve vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë marshuar në disa nga rru...
Autoriteti tatimor i Hungarisë ka bastisur disa lokacione dhe ka bërë arrestime. Bastisjet erdhën pas një raporti të 25 gushtit t&...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin e NBA-së, Kris Humphries, por vendosi të vaz...
Albanian Digital Solutions është shoqëria publike që prezantoi ditën e sotme kryeminstri Edi Rama. Kjo shoqëri pritet që të jetë 'simotër' e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, pasi sipas vetë Ramës, kompania me 100% aksione shtetërore dhe pritet që të funksinojë krah AKSH-it.
"Do të prezantojmë planin e detajuar në vijim, por do të nisim edhe nga rekrutimi i specialistëve të teknologjisë digjitale në këtë projekt dhe jo vetëm. AKSHI nuk është më i vetëm, do të funksionojë i ndarë me një shoqëri të re publike “Albanian Digital Solutions”, kompani 100 për qind shtetërore që do të synojë të rekrutojë më të mirët e treg, t’i paguajë më shumë se çdo tjetër në treg, dhe të kthehet në një forcë që shtyn para një shtet që synon të bëjë kapërcime të mëdha në të gjitha fushat”, tha Rama.
Kur është krijuar shoqëria?
Albanian Digital Solutions edhe pse është lajmëruar vetëm sot, dritën jeshile e ka marrë muajin e kaluar saktësisht më 14 prill 2026. Në një kërkim që Dosja.al, bëri thuhet se kjo shoqëri zotërohet 100% të aksioneve nga AKSH-i.
Ndërkohë që në faqen e "Open Corporates Albania", thuhet se fondi fillestar për hapjen e kësaj shoqërie është 700 milion lekë dhe VKM-ja për krijimin e shoqërisë është firmosur nga zv.kryeministrja Albana Koçiu.
Kush është administatori dhe anëtarët e bordit?
Drejtimi i kësaj shoqërie i është besuar Saimir Kapllanit, i cili më parë ka mbajtur postin e drejtorit të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike. Administratori i shoqërisë është me një mandat prej 3 vitesh dhe ka të drejtën e rizgjedhjes.
Ndërkohë që anëtarët e bordit të shoqërisë, nuk janë emra të panjohur për publikun. Ndër emrat që janë vendosur si anëtar bordi janë Martin Kajo, i cili është dhe Zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, Senida Mesi, ish-zvkryeministre e vendit nga 2017-2019, Olta Manjani, Zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Anton Martini ish-prokuror i shkarkuar nga Vettingu. Emrat e tjerë të bordit të kësaj shoqërie janë Ismail Shehu dhe Eglantina Kalluçi.
Çili është synimi i krijimit të shoqërisë?
Krijimi i kësaj shoqërie vjen në një kohë kur AKSH-i ndodhet nën hijen e hetimeve dhe kritikave për tenderat, sigurinë kibernetike dhe menaxhimin e sistemeve publike. Qeveria po ndërton një strukturë të re paralele, në momentin kur AKSH-i po përballet me një valë skandalesh dhe kjo shihet si një distancim i kryeministrit.
“Albanian Digital Solution” po merr të drejtat si një instrument operacional i shtetit për të menaxhuar në mënyrë më të specializuar dhe fleksibël zhvillimin e infrastrukturës digjitale publike. Ndërkohë që AKSHI ruan përgjegjësinë për politikat, standardet dhe kontrollin institucional, shoqëria po merr përsipër funksionet teknike, si ndërtimi i sistemeve, mirëmbajtja e tyre, si dhe ofrimi i shërbimeve digjitale për institucionet publike.
Çfarë shërbimesh jep shoqëria?
Në përshkrimin e shërbimeve që kjo shoqëri ofron theksohet ndër të tjera shërbime në teknologji dhe siguri kibernetike, duke përfshirë zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve digjitale. Po ashtu ofrohet dhe menaxhimi i infrastrukturës IT, mbrojtje kibernetike, integrimin e platformave shtetërore, si dhe konsulencë dhe mbështetje për transformimin digjital të institucioneve publike dhe private.
1. Për qëllim të ushtrimit të veprimtarisë, Shoqëria kryen aktivitetet si më poshtë vijon: a. zhvillimin, operimin, mirëmbajtjen dhe mbështetjen teknike të sistemeve, platformave dhe shërbimeve digjitale; b. administrimin dhe menaxhimin e infrastrukturave të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK); c. ofrimin e shërbimeve të sigurisë kibernetike, përfshirë parandalimin, monitorimin dhe reagimin ndaj incidenteve, 2 testimeve të qëndrueshmërisë së sistemeve, auditimeve të sigurisë. d. integrimin dhe sigurimin e ndërveprueshmërisë së sistemeve dhe platformave shtetërore; e. mbështetjen e transformimit digjital në institucionet publike; f. zhvillimin dhe ofrimin e shërbimeve digjitale për institucionet publike dhe subjektet private; g. bashkëpunimin me subjekte publike dhe private, vendas dhe të huaj, në funksion të realizimit të veprimtarisë së saj; h. çdo veprimtari tjetër të lidhur me fushën e teknologjisë së informacionit, komunikimit dhe sigurisë kibernetike, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
2. Shoqëria aksionare ofron shërbime të tjera shtesë të lejuara nga legjislacioni në fuqi për subjekte publike dhe private, në përputhje me qëllimin e krijimit dhe fushën e veprimtarisë së saj.
3. Shoqëria mund të kryejë aktivitete/veprimtari për studimin, projektimin, këshillimin e konsultimin për aktivitetet e përcaktuara në shkronjat a - h, të pikës 1.
4. Shoqëria, brenda kufijve që parashikon legjislacioni në fuqi, kryen çdo operacion tregtar dhe financiar, që lidhet drejtpërdrejt ose tërthorazi me objektin e saj. Kjo përfshin gjithashtu hapjen e veprimtarive dhe krijimin e shoqërive të reja, si dhe pjesëmarrjen në kapitalin e shoqërive të tjera brenda dhe jashtë vendit.
5. Për përmbushjen e veprimtarisë së saj, Shoqëria mund të bashkëpunojë me persona fizikë dhe juridikë brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Krijimi i kësaj shoqërie vjen në një kohë që AKSHI është përfshirë në një valë skandalesh, teksa hetimet e SPAK kanë zbuluar skema të dyshuara abuzimi me fondet publike, favorizimi në tendera dhe parregullsi në kontratat për shërbimet dhe infrastrukturën digjitale. Sipas zhvillimeve të bëra publike, këto hetime janë fokusuar te mënyra e prokurimit të sistemeve dhe platformave, si dhe te marrëdhëniet me operatorë privatë në sektorin e teknologjisë së informacionit. Ndërkohë, publiku dhe sidomos bizneset muajt e fundit janë hasur me vështirësi të shumta në aksesimin e shërbimeve publike të ofruara nga E-Albania, platforma qeveritare, që menaxhohet nga AKSHI.
Instituti i Shëndetit Publik ka dalë në një konferencë për shtyp lidhur me hantavirusin, ku është sqaruar situata epidem...
Mjeku kirurg Nikolla Nunka është pezulluar nga detyra pas denoncimit për ngacmim seksual të bërë nga një 21-vjeçare ...
Duke fituar titullin e 16-të të ligës ukrainase të dielën, Shakhtar Donetsk siguroi një vend në fazën e grup...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të mos pranojë kërkesën e përfaqësue...
Babai i 21-vjeçares që denoncoi kirurgun Niko Nunka për ngacmim seksual ka folur për mediat, duke rrëfyer detaje tronditëse ng...
Ngërçi në funksionimin e sistemit gjyqësor vijon me një stok të lartë dosjesh të patrajtuara, vakanca të theksu...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk ndodhet në sallën e gjyqin në GJKKO ku po zhvillohet procesi ndaj tij. Avokati i Met&eum...
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në unazën jugore të qytetit të Fierit, ku një motomjet &eu...
Prokuroria e Përgjithshme ka informuar zyrtarisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mbi të kaluarën penale të kryetarit të Bashki...
Hekurudha Shqiptare ka hapur një tender me vlerë 1.5 miliardë lekë (rreth 15.7 milionë euro) për realizimin e projektit të li...