Cilët janë zyrtarët e lartë që në Aruba takuan eksponentë të krimit? Kreu i SPAK: Po hetohet, do bëjmë transparencë!

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Klodian Braho deklaroi se dosja do të bëhet transparente kur të përfundojnë hetimet.
I pranishëm para Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Braho iu përgjigj pyetjeve të deputetit Ivi Kaso, i cili kërkoi që të SPAK të bënte publike emrat e zyrtarëve të lartë që ishin takuar në Aruba me eksponentë të krimit të organizuar.
Ivi Kaso: Duke u ndalur te dosja Aruba, predispozohet se ka një takim me persona të krimit të organizuar me zyrtarë të lartë shqiptare. Ju shqetëson fakti që ka rrjedhur kjo dosje? A mendoni që keni një detyrim për shqiptarët, për të treguar se kush kanë qenë këta politikanë në takim, që kanë bërë plazh në janar, me apo pa mandat kryeministri, qoftë nga opozita e qoftë nga mazhoranca.
Klodian Braho: Është një çështje nën hetim. Nuk mund të ndodhë që SPAK të ketë një provë në një dosje dhe ajo të lihet aty në gjumë e të mos hetohet. Tjetër gjë mund të thuhet, por këto janë hamendësime, opinione. Kur të përfundojnë hetimet, institucioni mund të bëjë transparencë. Nuk i merremi me komentet politike, të asnjë pale.
Lexo edhe
AKTUALITET
The Guardian: Dua Lipa i quan “frymëzuese” protestat kundër qeverisë në Shqipëri

Kreu i SPAK raporton te “Nismat Qytetare”, Klodian Braho: Krimi Zgjedhor, fenomen shqetësues!

“Demonstratat frymëzuese”/ Sheshet plot për largimin e Ramës, The Times: Dua Lipa mbështet protestat e shqiptarëve!

Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, Rozeta Dobi përfiton nga Amnistia Penale, lirohet nga qelia

Nis zbatimi i amnistisë penale, 71 të dënuar lënë qelitë në Drenovë dhe Pojskë

U lirua sot pas Amnistisë Penale, Besmir Gjezari: Kam mbi dy vite që nuk kam takuar familjen! Më kanë kërcënuar dhe…

“E mbajta nga këmbët, tani s’flet e s’kujton asgjë”, flet gruaja e pasagjerit që ‘fluturoi’ jashtë dritares së avionit të Ryanair: Na ndi...

Apartamente e garazhe/ Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e të dënuarit me 10 vite për drogë





