Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit!
AKTUALITET

Dalin mesazhet/ Si i detyron shteti nxënësit, administratën e bizneset të shkojnë në koncertin e “YE”

P
Piranjat11 July 2026, 11:41 · 2 min lexim
Dalin mesazhet/ Si i detyron shteti nxënësit, administratën e

Ajo që po ndodh me koncertin e reperit amerikan Kanye West në Tiranë po kalon përtej çdo logjike të funksionimit të një shteti normal.

4 milionë eurot që kryeministri Edi Rama i hoqi nga fondi rezervë i buxhetit duket se kanë shkuar për të blerë biletat e pashitura, që rrezikonin të çonin në anulimin e eventit.

Dalin mesazhet/ Si i detyron shteti nxënësit, administratën e

Sipas një raportimi të Monitor, deri në fund të muajit maj llogariteshin deri në 25 mijë bileta të shitura, por rrezikohej të mbeteshin bosh më shumë se gjysma e stadiumit të ndërtuar enkas në zonën e Kasharit.

Ndaj qeveria është angazhuar të mbushë shkallët edhe pse duket se biletat për reperin kontrovers, shqiptarët nuk po i duan as falas.

Dalin mesazhet/ Si i detyron shteti nxënësit, administratën e

Në rrjetet sociale qarkullojnë SMS se si drejtues shkollash po i shpërndajnë ato te nxënësit, gjoja për të vlerësuar nxënësin e mirë.

Të tjera mesazhe kanë dalë nga administrata, ku punonjësve u është thënë se do të ketë “lotari” për të marrë biletat falas.

Qeveria po shkon edhe më tej pasi përpjekjet po shkojnë deri në blerjen e influencerave që deri dje mbështesin protestën. Atyre u është ofruar “mundësi bashkëpunimi” në këmbim të biletave.

Dalin mesazhet/ Si i detyron shteti nxënësit, administratën e

Nga “asnjë qindarkë”, qeveria shqiptare shkoi në 4 milionë euro, para të shpenzuara për një tekë të një kryeministri që ka humbur lidhjet me realitetin dhe të një ministri kulture që mbrojtjen më të mirë për këtë çështje ka fjalët: “I marrshi të keqen Kanye West”

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.